12/21/2025 2:46:46 PM

Fisi Rraja terror në Krujë, gazetari Myrta: Janë kontrolluar 12 banesa, policia i ka ofruar mbrojtje familjes Maja

Duhet të lexoni

Gazetari Elvis Myrta ka qenë i ftuar sot në studion e Faxneës për të dhënë detaje rreth dhunës barbare që anëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, në lidhje me një konflikt për guroren në Borizanë të Krujës.

Myrta tha se prej 3 ditësh, policia e mbështetur nga FNSH dhe forcat RENEA ndodhet në Nikël ku ka bërë kontrolle në banesat e personave që dhunuan dy kushërinjtë Maja në Krujë.

Për moderatorin Syrjan Rahova, gazetari i Faxneës tha se ka pretendime se policia nuk ka reaguar pavarëisht denoncimeve që kushërinjtë kishin bërë, për shkak se shpërthimet në gurore po u dëmtojnë shtëpitë.

Myrta: Prej gati 3 ditësh policia , RENEA dhe FNSN ndodhen në Nikël për shkak të pamjeve, në kushtet e nje masakre të vërtetë ku anëtarë të fisit Rraja, dhunuar 2 kushërinjtë Maja.

Për ngjarjen kemi 4 të arrestuar dhe 4 në kërkim. Policia vijon kontrollet për kapjen e tyre, janë bërë kontrolle ne banesat e tyre. Dje janë bërë kontrolle në 12 banesa të personave që janë përfshirë në këtë konflikt.

Në pamje duket makabriteti i fisit Rraja. Konflikti ka nisur 4-5 muaj më parë, për shkak të minave në guroren, që është në pronësi të vëllait të deputetit të PS. Fisi Maja ka bërë denoncim në polici se banesa e tyre ka pësuar dmëtime për shkak të minave.

Ditën e ngjarjes pretendojnë se kanë qene me inxhinierin e firmës dhe kur kanë porositur kafen, kanë mbërritur disa persona, ka pretendime se shteti nuk ka reaguar edhe pse ka pasur kallëzime të njëpasnjëshme. Kanë thënë se do të bëjën edhe vetegjyqësi. Në dijeninë time, blutë e Tiranës i kanë ofruar mbrojtje familjes Maja. Ka një verifikim nga AMP, për veprimet apo mosveprimet e policisë por deri tani flitet se nuk ka një shkelje nga ana e policisë


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate