Gjatë rubrikës së “Shihemi në Gjyq” pati një ndërhyrje nga ana e familjarëve të Fadilit. Mbesa e vëllait të tij që ka ndërruar jetë, Shqiponja telefonoi në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan për të thënë fjalën e saj.
Pasi iu shpjegua se toka në të cilin Fadili ka ndërtuar e mendohej që i përkiste të atit të saj, rezultoi të ishte e prindërve, pra gjyshërve të Shqiponjës, iu kërkua një zgjidhje lidhur me dëshminë e trashëgimisë. Kjo dëshmi do të çojë përpara procesin e përpjestimit të pasurisë së prindërve që më pas do të ndahet në mënyrë të drejtë mes përfituesve.
Shqiponja jep një përgjigje pozitive duke sjellë kështu zgjidhjen e konfliktit, ndërsa bashkëshortja e Fadilit, Violeta i ofrohet t’i japë edhe më shumë vetëm e vetëm që çështja të zgjidhet.
Eni Çobani: Kemi ardhur në një pikë sot që babai juaj nuk është në jetë dhe tani do t’ju luteshim që të mblidheni së bashku, të nxirrni këtë dëshmi trashëgimie përfundimisht dhe të pjesëtohet pasuria.
Shqiponja: Prit një sekondë. Parmbrëmë kishte vajtur xhaxhai te plaka dhe kishte llafosur, edhe u llafosëm dhe me vëllain tim, me vëllezëërit, i thashë edhe vëllait të madh, motrave të tjera dhe vëllait të vogël, iu thashë unë ne as ishim të pasur, as nuk bëhemi të pasur me atë tokë që ka pasur apo kishte babai im. Llafosa edhe me plakën dje dhe t’ia japë firmën.
Eni Çobani: Pra jemi dakord që ta japim firmën apo jo?
Shqiponja: Neve nëse marrim mbrapa tokën siç e mori babai im që ta marrë xhaxhai im dhe ta marrë edhe gruaja e vet.
Violeta: Zonja Eni, po deshi që të bjerë dakord, do na bësh një letër që të mos na gënjejë nesër-pasnesër atje dhe të shkojmë t’ia japim tokën me gjithë qejf dhe nuk duam asnjë gjë. Do dhe tepër, do t’ia jap unë, jo burri, unë do t’ia jap. Edhe më tepër unë do t’ia jap!/tvklan.al