12/24/2025 9:36:39 AM

Situata në Kosovë, Bujar Osmani mbledh ambasadorët: Prezanton planin me 9 pika

Duhet të lexoni

Situata në veri të Kosovës dhe marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës ishin temë e takimit që ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njëherësh edhe kryesues i radhës i OSBE-së zhvilloi në Shkup, me shefat e misioneve të kësaj organizate në Prishtinë, Beograd dhe Shkup. Gjatë takimit Osmani prezantoi, planin 9-pikësh, i cili synon të çtensionojë situatën.

“Është inkurajuese të dëgjosh mendimet e tyre për perspektivat e mundshme të planit për de-eskalimin e situatës që kam paraqitur si Kryesues i OSBE-së. Udhërrëfyesi i ofruar inkurajon atmosferë të dialogut dhe të bashkëpunimit”, tha Osmani.

Plani prej 9 pikash parashikon hapat që duhet të ndërmerren nga të dyja palët për arritjen e normalizimit, deeskalimit si dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Kosovë.

Plani 9 pikësh i kryesuesit të OSBE-së

·Kosova dhe Serbia të rikonfirmojnë angazhimin e tyre ndaj Marrëveshjes Themelore dhe Protokollit të Ohrit.

·Kosova duhet të tërheqë forcat e saj speciale policore, kurse Serbia duhet të ulë gatishmërinë luftarake të forcave të armatosura.

·Policisë së Kosovës, së bashku me forcat e KFOR-it dhe EULEX-it, duhet t’i mundësohet që të kujdesen plotësisht për rendin dhe sigurinë e vendit.

·Të anulohen protestat dhe të vihen në funksion shërbimet komunale.

·Kryetarët të japin dorëheqje deri në verën e këtij viti, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme komunale.

·Zgjedhjet e parakohshme komunale të mbahen këtë vit.

·OSBE do të mbështesë procesin zgjedhor, duke forcuar legjitimitetin dhe besimin ndërmjet komuniteteve.

·OSBE do t’i angazhojë të rinjtë në programet dhe proceset e pajtimit.

·OSBE-ja do të vë në dispozicion kapacitetet e saj për të mbështetur zbatimin e dispozitave të dakorduara dhe vazhdimin e dialogut.

Osmani dhe ambasadorët diskutuan edhe për Konferencën e ardhshme kundër korrupsionit në Europën Juglindore, e cila do të mbahet në Maqedoninë e Veriut.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate