1/19/2026 11:56:54 AM

“Absurd”, “Guantanamo”, disa hipoteza për burgjet që Kosova do t’ia lëshojë Danimarkës me qira

Duhet të lexoni

Nesër, ministri danez i Drejtësisë, Nick Haekkerup pritet të vijë në Kosovë për t’i finalizuar detajet e fundit të marrëveshjes me Ministrinë e Drejtësisë këtu për t’i marrë 300 qeli me qira në burgun e Gjilanit.

Një medium zviceran aludoi sot se Danimarka me këtë marrëveshje dëshiron të gjejë zgjidhje për emigrantët e paligjshëm. Deputeti të PDK-së, Xhavit Haliti, i duket absurde marrëveshja, e cila megjithatë nuk është e vlefshme pa miratimin e deputetëve të Kosovës, përkatësisht 2/3 e votave të tyre. Haliti i tha të enjten Gazetës Express se nuk di rast të ngjashëm në botë, ndërsa si rast unik e përmendi burgun ushtarak të Shteteve të Bashkuara, i cili është i vendosur brenda bazës detare të Gjirit të Guantanamos.

“S’e di, për mua është një absurd sepse unë nuk e di pse u dashka me i sjellë këtu ata të burgusurit. Çfarë janë ata? Shqiptarë? Nëse duan të eksportojnë, deri tani vetëm në Guantanamo, në atë ishullin amerikanët që i kanë çu këta terroristat, nuk kam dëgju që ka burgje në këtë variant”, ka thënë Haliti.

Sipas tij, Kosova nuk ka asnjë interes që të japë qeli me qira për të burgosurit në Danimarkë. Haliti pati pyetje për detajet e kësaj marrëveshjeje, të cilat sipas tij, mund të paraqesin problem.

“Përvojë e padëgjuar për mua dhe e paprovuar me sa kam marrë vesh. S’kam dëgju në asnjë vend që ka burg për të burgosurit e një shteti tjetër. E tash varet se çfarë të burgosurish duan të sjellin. Mund të sjellin ku e di çfare.. Kush janë gardianët, a duan ata të vijnë t’i ruajnë të burgosurit e vetë apo duan t’ua japin këtyre? Është problem. Duhet me e pa marrëveshjen e pastaj mund të flasim më shumë. Por, për mua nuk është kurrfarë interesi i Kosovës me dhënë burgje me qira për të burgosurit që janë në Danimarkë sepse ka kosto tjetër”, ka thënë ai.

aliti shkoi më tej, duke shtruar një hipotezë mbi gjykimin të cilit mund t’i nënshtrohet Kosova pas kësaj marrëveshjeje.

“Ndoshta dikush e llogarit që Kosova po integrohet në Bashkimin Evropian përmes burgjeve”, është shprehur ish-nënkryetari i Kuvendit.

Krejt ndryshe e pa këtë marrëveshje ish-ministri i Drejtësisë nga AAK-ja, Selim Selimi. Ai e mbështeti në Twitter ministren Albulena Haxhiu, duke e quajtur këtë çështje moment historik në marrëdhëniet Kosovë-Danimarkë.

“E mbështes punën e Ministres Albulena Haxhiu në arritjen e marrëveshjes me Ministrin danez të Drejtësisë Nick Hækkerup për Shërbimet Korrektuese. Ky është një moment i madh historik në marrëdhëniet Kosovë – Danimarkë. Ky proces dëshmon se Kosova është lidere në shërbimet korrektuese në rajon”, ka shkruar Selimi të enjten.

Shefat e grupeve parlamentare të PDK-së dhe LDK-së i thanë Expressit të enjten se s’kanë informacione të mjaftueshme për të treguar nëse do të votojnë pro kësaj marrëveshjeje, për miratimin e së cilës duhen votat e 2/3 të deputetëve.

Mediumi zviceran, “Die Weltwoche”, shkroi sot me ironi për marrëveshjen e arritur në parim mes Kosovës dhe Danimarkës, që kjo e fundit t’i marrë 300 qeli me qira në qendrën korrektuese të Gjilanit.

Ky medium shkruan se “ 

nuk duhet të jesh ekspert i sistemit përkatës të burgjeve për të dyshuar se burgu i Ballkanit është më pak i këndshëm se burgu skandinav”, ndërsa aludon se “Danimarka po tregon edhe një herë se si t’i ndalojë emigrantët e paligjshëm”.

Për ta, një qeli daneze është si një pushim në Club Med (rrjet i resorteve luksoze franceze). Por në Kosovë ndihen si në shtëpinë e tyre, shkroi mediumi zviceran.

Çfarë përmban marrëveshja në parim dhe çfarë përfiton Kosova?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha të enjten se çështjen e dhënies me qira të 300 qelive e kishte gjetur pothuajse të përfunduar kur e kishte marrë detyrën. Ajo tha se pasi e ka kthyer procesin në pikën zero, e ka rinegociuar çështjen, për të arritur sërish një marrëveshje.

“Tani është arritur një marrëveshje në parim, ndonëse nuk ka asgjë të nënshkruar. Unë pres që ministri i Drejtësisë të vijë në Prishtinë të hënën, pra do ta bëjmë një takim në Prishtinë, në zyrën time, e po ashtu do ta vizitojmë këtë qendër korrektuese. Është fjala për qendrën korrektuese në Gjilan”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Haxhiu deklaroi se janë marrë vesh që të burgosurit nuk do të jenë të dënuar për vepra të terrorizmit ose që kanë probleme mendore.

“Pra, ne kemi kërkuar që të mos përfshihen këta. Do të jenë persona të cilët do të jenë të dënuar për kirme të tjera. Nacionaliteti besoj që do të dihet nga ministri i Drejtësisë i Danimarkës kur do të vijë në Kosovë”, u shpreh ministrja.

Gjatë bisedimeve, Kosova është interesuar të dijë rreth vizitave të familjarëve të të burgosurve dhe për ligjet që do të vlejnë për trajtimin e tyre.

“Marrëveshja parasheh që për të gjitha këto do të kujdeset Danimarka. Do të vlejnë ligjet e aplikueshme në Danimarkë. Menaxhmenti do të jetë nga Danimarka, mirëpo oficerët korrektues do të jenë nga Republika e Kosovës. Mirëqenia, siguria do të jetë komplet në përgjegjësinë e tyre. Unë konsideroj që është një shenjë e mirë që Danimarka vlerëson se si trajtohen të burgosurit në Republikën e Kosovës”, deklaroi Haxhiu.

Ajo ka treguar se marrëveshja përfshin edhe çështjen financiare dhe investim në energjinë e ripërtëritshme në Kosovë nga ana e Danimarkës. Për këto më shumë detaje ka dhënë në Facebook zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.

“Nga kjo marrëveshje ndërkombëtare Kosova për 10 vite përifton 60 milion euro investime në energji të ripërtritshme dhe 150 milion euro për nevojat tjera që ka Republika e Kosovës”, ka shkruar ai.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate