1/19/2026 9:58:09 AM

Gripi sezonal përhapet me të madhe në Kosovë, Qendrat e Mjekësisë Familjare mbushen me pacientë

Duhet të lexoni

Qytetarë të shumtë janë shprehur të shqetësuar për shkak të infektimit me virusin sezonal, i cili thuhet se po rëndon gjendjen shëndetësore të tyre. Ata tregojnë se ky grip po i mbanë më shumë se një javë, derisa shprehen se simptomat po i kanë si të virusit COVID-19, raporton Gazeta Express.

Një 23 vjeçare nga Prishtina ka treguar për Express se që 8 ditë është infektuar me gripin sezonal.

Ajo është shprehur se në tre ditët e para të infektimit, gjendja e saj ka qenë më e rëndë, ndërsa tashmë pas një jave, gjendja ka filluar t’i përmirësohet.

“E gjithë familja jemi me grip. Kemi kollë, temperaturë, na shkojnë hundët e na dhemb i gjithë trupi. Unë ndjehem shumë e lodhur. Tre ditët e para kam qëndruar vetëm shtrirë, mezi edhe kam folur. Ndërsa, tani jam më mirë, por ende ndihem e lodhur”, ka treguar ajo.

Për shkak të përhapjes së gripit sezonal, Qendrat e Mjekësisë Familjare në vend kanë filluar të mbushen me pacientë.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik kanë bërë të ditur se 15 mijë e 786 raste me grip sezonal janë raportuar nga 1 tetori deri më 12 dhjetor të këtij viti.

Nga ky institut kanë treguar se vetëm gjatë javës së 49-të (06.12.2021-12.12.2021) janë raportuar 5 mijë e 998 raste të infektuara me sëmundjen e ngjashme me gripin, 465 raste me infeksion respirator akut dhe 12 raste me infeksion të rëndë akut respirator.

Ndërsa, doktoresha në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Drita Peqani-Gashi ka treguar për Express se brenda 24 orëve, rreth 500 pacientë kërkojnë trajtim mjekësor në këtë qendër.

Sipas saj, 70 deri në 80 për qind e pacientëve kërkojnë ndihmë për shkak të gripit sezonal.

“Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë fluksi i pacientëve të cilët kërkojnë ndihmë për shkak të virusit të gripit është mjaft i madh. Është rritur numri i pacientëve në përgjithësi, ku mund të themi se 70-80 për qind janë pacientë që janë të infektuar me virusin sezonal. Numri i pacientëve në QKMF në 24 orë është 500 pacientë”, ka theksuar ajo.

Peqani-Gashi ka treguar se fluksi i pacientëve ka filluar të rritet në tre javët e fundit. Sipas saj, ky fluks është shumë më i madh se vitin e kaluar.

Ndërsa, ajo ka treguar pacientët kryesisht janë të rinj dhe kanë temperaturë, ethe, dhimbje koke, kollitje e simptoma tjera.

“Pacientët vinë me një simptomatologji gripoze, temperaturë, ethe, dhembje koke, kollitje, dhembej të kraharorit, dhembje e nyjeve, dhembje e muskujve të gjeneralizuar. Shpesh herë të fëmijët kemi edhe vjedhje dhe barkëqitje. Ky virus sidomos po i atakon të rinjtë dhe fëmijët. Kemi mosha shkollore dhe studentë. Moshat e vjetra janë shumë të rralla, me siguri edhe për shkak të vaksinimit që e kanë bërë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, ajo ka thënë se për shkak që simpomatologjia e pacientëve me grip është e përafërt me atë të COVID-19, ata i rekomandojnë disa pacientë për t’u testuar.

Peqani-Gashi ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë distancë e të bartin maska.

Ajo ka thënë se qytetarët mund të infektohen me virus edhe nga prekja e gjësendeve, andaj edhe ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë higjienën.

“Secili person që është i infektuar është në gjendje të infektoj personin tjetër, prandaj duhet të jemi të kujdesshëm që të bartim maska, të mbajmë distancën, mos të përshëndetemi me shtrëngim dore apo përqafime, të mbajmë higjienën personale, larjen e duarve, të mbajmë higjienën në ambientin ku jetojmë apo punojmë për arsye se mund të infektohemi edhe me prekjen e gjësendeve të cilat janë të kontaminuar nga virusi i gripit. Te personat të cilët nuk janë të vaksinuar ju kisha rekomanduar që të vaksinohen për arsye se vaksina mbron mjaftë, ose nëse infektohemi simpatomologjia është më e lehtë”, ka shtuar ai.

Me fluks të madh të pacientëve po përballet edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe qendrat tjera.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate