12/29/2025 3:59:07 AM

“Mediat shruanin se vdiq nga mbidoza, një italian më tha se e vranë”, gruaja tregon historinë e trishtë të vdekjes së vëllait

Duhet të lexoni

Irena ka ardhur në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela Shqiptare” në Tv Klan dhe ka rrëfyer historinë rrëqethëse të vdekjes së vëllait të saj.

Ajo tregon se i vëllai ka vdekur në moshën 32-vjeçare në Itali teksa rrëfen se ai ka humbur jetë në 14 Maj të 2013-shit dhe është varrosur në Gusht të 2013-shit pasi nuk kanë pasur asnjë dijeni rreth tij për mbi 3 muaj.

Irena thotë se mediat italiane asokohe kanë shkruar për vëllain e saj se “ka vdekur nga mbidoza”, ndërsa tregon se një italian, i cili i ka treguar ku ndodhet në morg i vëllai i saj i ka thënë se “atë e kishin vrarë”.

Për më tepër ndiqni më poshtë historinë e përjetimeve drithëruese të Irenës:

Irena: Jetoj në periferi të Hamburgut, kam 4 fëmijë. Muajin tjetër bëhem gjyshe. Jam 42 vjeç. Kam ftuar mamin dhe babin. Janë zemrat e mia.

Ardit Gjebrea: Bëhet fjalë për vëllain që ju e keni humbur në vitin 2013?

Irena: Nuk besoj se do të ketë histori në Shqipëri si historia jonë. Vëllai më ka vdekur më 14 Maj 2013-ën për ta varrosur, e kemi varrosur më 20 Gusht 2013-ën, 3 muaj e 10 ditë nuk e kemi ditur se ku është. I kemi humbur kontaktet komplet. Më 8 Maj, vajza ime ka ditëlindjen. Ka qenë hera e fundit që folëm. Vëllai jetonte në Romë, punonte picajol-lavapjatës. Unë jma fëmija i vetëm i familjes tani. Vëllai ka vdekur në moshën 32-vjeçare, domethënë rreth 15-16 vjet ka jetuar në Itali.

Ardit Gjebrea: Si ndërroi jetë?

Irena: Nuk di asgjë. Nga kërkimet tona, telefonatat, facebooku, i shkruanim në telefon nuk përgjigjej, iu shkruanim njerëzve tanë se a dini gjë…

Ardit Gjebrea: Si ishte marrëdhënia juaj me vëllain, sa shpesh komunikim.

Irena: Kishte raste gjithë natën. Kur e linte punën në 11 të natës flisnim bashkë, e me fëmijët e mi. Ka qenë i pamartuar. Më 20 Maj kam filluar kërkimet e mia. Gjurmët e mia shkuan gjithandej, nuk kam lënë zyrë… Kam shkuar në rajonin e policisë numër 6, më thonin që është në punë. Kam shkuar tek Avokati i Popullit, kam marrë 2 avokatë. Kam 10 vjet që as nuk e dimë se a është vëllai im tek varri a nuk është.

Ardit Gjebrea: Kush ju njoftoi juve që sollët trupin e vëllait në Shqipëri? Kur e morët vesh që vëllai juaj nuk jeton më?

Irena: Ka qenë data 17-18 Korrik, më tha njëri në Facebook se unë po kërkoja shokët e tij se mos e ka ndonjë numër kontakti ose mos ka rënë në burg. I shkruajta një italiani që e gjeta në Facebook se kishte komentuar tek ai, më ka thënë vetëm kaq “vëllai ka vdekur”. Kam marrë një numër telefoni, kam kontaktuar, ai ma ka dhënë adresën dhe më tha që “e ke në filan vend, shko merre”. Më atë numër që më ka marrë, ai numër u fshi. Nuk kam as emër dhe as mbiemër të italianit, fare. Kanë shkruajtur mediat italiane për vëllain tim se “ka vdekur nga mbidoza”.

Ardit Gjebrea: Ju kishte thënë ndonjëherë vëllai ndodnjë gjë për problemet me drogën, a e dinit ju që ai ishte përdorues i drogës?

Irena: Jo, fare. E merrnim me kamera. Ai ishte gjithë kohës në bodrum, lante pjata dhe kusia në resorant. Ai do të ma thoshte nëse do të ishte përdorues droge. Nuk besoj se ka humbur jetën nga overdoza. Vdekja e tij është pak e çuditshme. Ai është gjetur në një shesh të madh në Romë dhe është gjetur në sediljen e mbrapme të një makine dhe vetëm me të brendshme kur ai nuk di t’i japë makinës. Nuk ka pasur fare, as pantollona të shkurtra, asgjë ka qenë vetëm me mbathje.

Ardit Gjebrea: Po makina e kujt ishte?

Irena: Këtë nuk kam arritur ta zbuloj as se e kujt ka qenë makina dhe as se çfarë ka bërë në atë makinë dhe as pse ndodhet makina në shesh. I kërkova ndihmë shtetit shqiptar dhe i thashë që ju lutem a ka ndonjë bamirës që të shkoj e ta sjellë trupin e vëllait sepse më tha italiani që “të tregoj derën e morgut ku ndodhet vëllai yt”. Ai më tha “që e kanë vrarë vëllain tënd dhe e kanë hedhur në makinë”./tvklan.al


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate