1/16/2026 1:06:09 PM

Tre këshillat kryesore për tretje më të mirë

Duhet të lexoni

Në një periudhë të caktuar të jetës rreth 30-40 vjeç, shumë njerëz përjetojnë shqetësime ose probleme me stomakun.

Problemi kryesisht qëndron tek prania e ajrit në sistemin tretës.

Mjekët, sipas të dhënave shpjegojnë se në momentin që ajri futet në traktin gastrointestinal, njeriu përjeton ndjesinë e një fryrjeje të madhe e të tepruar.

Ndjesia e fryrjes mund të jetë shumë e parehatshme dhe e sikletshme dhe nga ana tjetër tërësisht e shmangshme.

Më poshtë në këtë artikull do të mund të mësoni tre këshilla kryesore për të pasur sistemin tretës në formë të shkëlqyer.

Përtypja e ngadaltë

Nëse dëshironi të shmangni fryrjen në stomak duhet të pakësoni sasinë e ajrit që arrin të futet në stomak nëpërmjet ushqimit ose pijeve.

Kjo arrihet duke ngrënë me kafshata të vogla dhe duke e përtypur ushqimin plotësisht.

Pini më pak pije me gaz dhe shmangni përdorimin e pipthave të shkaktojnë gazra në stomak.

Përtypja e çamçakëzit, ëmbëlsirave të forta ose përtypjet dhe gëlltitjet e vështira janë një tjetër arsye përse mund të ndiheni të fryrë.

Sindroma e zorrëve të irrituara

Ndjesia e fryrjes mund të jetë shkak i të ashtuquajturës sindroma e zorrëve të irrituara.

Fryrja ndodh kur disa karbohidrate të fermentuara nuk përthithen mirë nga trupi.

Shmangni ushqime si brokoli, fasulet e pjekura, lakrën, pijet me gaz, lulelakrën, çamçakëzin dhe ëmbëlsirat që kërkojnë forcë për t’u përtypur.

Njerëzit që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj disa ushqimeve duhet të shmangin ushqimet e bulmetit, laktozën e të tjerë.

Zmadhimi i stomakut

Sipas të dhënave, zmadhimi abdominal ndodh kur gazrat ose lëngjet akumulohen në stomak duke shkaktuar zgjerimin e tij.

Kjo ndodh edhe për shkak të muskujve të dobët abdominalë ose gëlltitjes së ajrit.

Një gjendje e tillë zgjidhet duke siguruar një qëndrim të drejtë të trupit, ecje ose aktivitet fizik.

Ata duhet të shmangin edhe ushqime që shkaktojnë gazra.

Ekspertët thonë se sa herë që njerëzit përjetojnë problem të tilla, duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj ushqimeve që shkaktojnë gazra dhe fryrje.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate