Këngëtarja e njohur kolumbiane, Shakira është kthyer pas në kohë duke kujtuar momentet romantike me ish-bashkëshortin e saj, futbollistin e njohur Gerard Pique.
Një moment domethënës ajo përmendi fillimi i marrëdhënies se saj me Pique në vitin 2011, ku sipas saj në atë kohë oraret e tyre të ndryshme e bënë lidhjen akoma me sfiduese, që ata të kalonin më shumë kohë së bashku.
Sipas El Pais, këngëtarja e përshkroi Piquen si futbollistin më tërheqës dhe një Playboy. Artistja tregoi se në fillim të njohjes ajo nuk ishte e sigurtë që lidhja e tyre do zgjaste.
“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të jetoja në këtë vend për shkak të atij djali me mjekër që dukej shumë i bukur”, u shpreh Shakira.
Gjithashtu ajo tregoi një rast ‘çmendurie’ që ajo i kishte bërë për ish-partnerin e saj.
Këngëtarja e hitit “Waka Waka” u kthye pas në kohë, teksa kujtoi një rast ku e kishte pyetur pilotin e një avioni në të cilin ishin ajo dhe futbollisti nëse mund të ulej për një kohë të shkurtër vetëm për t’i dhënë një puthje Gerardit gjatë një fluturimi mbi Barcelonë.
Shakira duke qeshur tha se nuk e dinte se ajo ulje e shkurtër do të llogaritej si një ditë e kaluar në tokën spanjolle.
Kujtojmë që Shakira dhe Pique një vit më parë i dhanë fund martesës së tyre disa vjeçare, si pasojë e tradhtisë së këtij të fundit me partneren e tij aktuale Clara Chia.
Nga martesa e tyre dyshja kanë sjellë në jetë dy fëmijë, Milan dhe Sasha.
