1/16/2026 4:47:42 AM

Mosngrënia e vakteve si ndikon në organizëm?

Duhet të lexoni

Sa herë e keni dëgjuar shprehjen: “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës?” Sa herë keni hequr dorë prej tij pavarësisht këshillave, me justifikimin se jeni vonë për punë ose se po përpiqeni të humbisni në peshë dhe jeni zotuar se nesër do të hani patjetër mëngjes? Të nesërmen, merrni një fetë bukë dhe dilni sërish me bindjen e gabuar se keni bërë zgjedhjen e duhur.

Orët kalojnë me telefonata pune e takime, dreka harrohet dhe shpresat mbeten tek darka. Por nëse mendoni se duke anashkaluar një vakt do të hani më shumë në tjetrin, atëherë e keni gabim. Anashkalimi i shpeshtë i vakteve mund të ketë një ndikim të fortë në shëndetin tuaj sipas shkencëtarëve. Ndonjëherë ky ndikim është krejt i papritur.

Në fakt, anashkalimi i vakteve gjatë ditës dhe grumbullimi i tre vakteve në një – atë të mbrëmjes – është me rrezik për metabolizmin. Ata që i shmangen vakteve përballen me nivele në rritje të glukozës dhe një përgjigje të vonë të insulinës që me kalimin e kohës mund të shkaktojë diabet. Shmangia e vakteve është një çështje serioze.

Të dhënat statistikore tregojnë se të paktën 23 përqind e njerëzve janë mësuar të anashkalojnë vaktet. Shumë të rinj dhe adoleshentë janë të mendimit se ngrënia e rregullt e vakteve i bën të shtojnë në peshë. Ky është një perceptim tejet i gabuar dhe sekreti i të rënit në peshë nuk qëndron aspak tek Çka i ndodh organizmit kur anashkaloni vaktet?.

Çfarë ndodh me trupin kur hiqni dorë nga vaktet

Do të habiteni kur të mësoni se çfarë ndodh me trupin kur hiqni dorë nga vaktet. Së pari, do të përballeni me luhatjet e urisë, humorit dhe mungesën e motivimit. Por organizmi juaj do të përjetojë edhe ndryshime thelbësore tepër të dëmshme.

Drobitje

Kur hiqni dorë nga një vakt nivelet e sheqerit në gjak bien ndjeshëm. Funksionet tuaja do të ngadalësohen së bashku me nivelet e insulinës. Kjo do të bëjë të ndiheni të dobët, të drobitur dhe të “fikur”. Trupi nuk heq dorë lehtë nga dhjami. Kur ia hiqni trupit mundësinë për të marrë kalori, organizmi kalon në sistemin e mosushqyerjes dhe në vënd që të djegë yndyrna, i akumulon ato që t’i kthejë në energji. Në vend që të bini në peshë, do të shtoni.

Metabolizmi ngadalësohet drastikisht

Një metabolizëm i ngadaltë i zhvesh ushqimet që konsumoni nga çdo vlerë e mirë madje i bën ato të dëmshme.

Humori i keq

Mungesa e ushqyesve që shoqërohet me shmangien e vakteve ka ndikim të fortë në nivelet e kortizolit dhe në humorin në përgjithësi. Efektet anësore përfshijnë: irritim, acarim dhe shpërthime nervore për gjatë gjithë ditës.

Oreks i tepërt

Heqja dorë nga vaktet ndikon në nivelet e urisë deri në atë pikë sa uria do t’ju kontrollojë, duke bërë që të jeni të babëzitur dhe ta teproni me ushqimin në vaktin e fundit.

Sëmundje kërcënuese Nëse hiqni dorë nga vaktet në mënyrë të rregullt, niveli i sheqerit do të bjerë dhe do të çelë rrugën për formimin e diabetit në një pikë të mëvonshme të jetës. /EO/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate