Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur të shpallë zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillim të vitit të ri, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu u bë e ditur në faqen zyrtare të kësaj partie në Facebook. Ndër të tjera, në këtë njoftim thuhet se zgjedhjet ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve parlamentare.
“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare”, thuhet në njoftim