1/17/2026 3:41:15 PM

Berisha: Deputetët e PD të vijnë dhe të marrin listën e votuesve

Duhet të lexoni

Afër 44 mijë anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar.

Shifra u bë me dije nga Sali Berisha në një deklaratë për mediat jashtë selisë blu. Berisha ftoi deputetët e PD që të vijnë të verifikojnë listën e anëtarëve që kanë votuar.

“Më lejoni edhe njëherë të shpreh mirënjohjen për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Në një proces  të manipuluar nga fillimi gjer në fund në qershor Lulzim brava u votua nga 32 mijë anëtarë, ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë si demokratë të lirë rreth 44 mijë anëtarë. Kjo dëshmon edhe njëherë s edeputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD në referendumin e saj të parë. por unë kam gjithashtu sugjerimet e mia.

I pari është cdo deputet të PD e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe të votave në mënyrë që të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka ai ndaj këtyre votuesve. Këtu është e tërë anëtarësia e PD, mos besoni ju numrat se në statistikat e tyre ju them në mënyrë absolute nuk ka asgjë të saktë. E patë sot se ç’ndodhi me anti-kuvendin e shoqatës. Meqenëse numrin ua kapën mediat vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës numrin e karrigeve në Pallatin e Kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Asgjë të saktë nuk kanë në statistikë. Por revolucioni po saktëson gjithçka siç e shihni. Ndaj ftoj çdo deputet të marrë listën, të kontrollojë një për një anëtarësinë dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura”, deklaroi Berisha.

Deputetja Albana Vokshi lexoi të gjitha rezultatet e votimeve në të gjitha qytetet e vendit. Vokshi tha se në total 43 385 demokratë kanë votuar pro shkarkimit të Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate