Spitali privat “Acibadem Sistina” i cili gjendet në Maqedoninë e Veriut ka reaguar duke kërkuar falje për lajmin e postuar nga portali Metropol Magazine.
Dje me datë 17.12.2021 edhe nga Metropol Magazine është publikuar lajmi me titull “Acibadem Sistina” me pacientë kryesisht shqiptarë përdhos gjuhen shqipe.
Brenda artikullit është publikuar një fotografi të cilën qytetarët kanë postuar në rrjetet sociale dhe me anë të së cilës shihet shtrembërim i rëndë i gjuhës shqipe, dhe duke mos pasur ende asnjë reagim nga ana e spitalit.

Me këtë rast Spitali privat “Acibadem Sistina” sot me datë 18.12.2021 ka reaguar në koment të lajmit të postuar nga Metropol Magazine duke kërkuar falje të thellë për gabimin e ndodhur dhe njërazi duke njoftuar se bluzat janë tërhequr nga përdorimi raporton Metropol Magazine
Postim i plotë
Zonja dhe zotërinj
Duke ditur se Adjibadem Sistina ka pacientë nga i gjithë rajoni, personeli ynë flet 6 gjuhë. Ne kemi staf me kohë të plotë që flet gjuhët e mëposhtme: maqedoniisht, anglisht, turqisht, shqip, serbisht dhe gjermanisht.
Të gjitha bordet e informacionit në të gjithë spitalin janë përkthyer në tri gjuhë. Në këtë rast të veçantë, janë bluzat që janë tërhequr nga përdorimi menjëherë pasi është vënë re faji. Kërkojmë falje të thellë për gabimin e bërë.
Spitali klinik «Ajibadem Sistina»
Njerëz të nderuar,
Duke pasur parasysh se Acibadem Sistina ka pacientë nga i gjithë rajoni, stafi ynë flet gjashtë gjuhë. Kemi personel me kohë të plotë që flet këto gjuhë: maqedoniisht, anglisht, turqisht, shqip, serbisht dhe gjermanisht
Të gjitha tabelat e informacionit në spitalin tonë janë përkthyer në tri gjuhë. Në këtë rast të veçantë, janë bluzat që janë tërhequr nga përdorimi menjëherë pas vëzhgimit të gabimit. Kërkojmë falje të thellë për lirimin e bërë.
Spitali Klinik i Sistine City
Metropol Magazine
