9/18/2025 12:20:12 AM

Ju duhen vetëm 5 minuta për ta shmangur stresin dhe lodhjen në punë

Duhet të lexoni

Burnout mund të na rrëmbejë pa paralajmërim dhe shkaku më i zakonshëm i këtij fenomeni kaq të përhapur, është puna.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, burnout është zakonisht rezultat i “stresit kronik në vendin e punës, që nuk është menaxhuar me sukses”.

Ndërsa lodhja, cinizmi dhe ulja e produktivitetit, janë disa nga shenjat më të dukshme të burnout në punë, ka simptoma të tjera, të cilat mund të mos vihen re, duke përfshirë përtesën, shpërqendrimin e vazhdueshëm dhe plogështinë, sipas Wendy Suzuki, neuroshkencëtare në Universitetin e Nju Jorkut.

Nuk ka asnjë zgjidhje të pagabueshme për të mposhtur burnout, thotë Debbie Sorensen, psikologe klinike e trajnuar në Harvard, shkruan CNBC.

Por, burnout mund të shmanget, duke qenë të kujdesshëm ndaj shenjave të hershme, si dhe duke u mbështetur në një zakon të thjeshtë: vetëdijen.

Vetëdija është efektive, vetëm kur është një zakon, që zbatohet vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme.

Sorensen ofron një praktikë me 3 hapa, që mund ta bëni kur të filloni të ndiheni të mbingarkuar nga stresi.

Praktika quhet “Ndaluni, Vini Re, Zgjidhni”:

Ndaluni

Kur vini re se ndiheni shumë të stresuar (ose ndonjë emocion tjetër intensiv), ndaloni dhe krijoni pak hapësirë për veten tuaj, qoftë një shëtitje të shkurtër jashtë ose të uleni në një dhomë të qetë për disa minuta.

Vini re

Kontrollojeni veten dhe vini re mendimet, emocionet dhe ndjesitë trupore. Pyete veten: “Nga vjen kjo ndjenjë dhe pse po shfaqet tani?”

Zgjidhni

Merrni parasysh vlerat tuaja, ose atë që është më e rëndësishme për ju në këtë situatë dhe parimet tuaja. Përgjigjuni situatës duke vepruar në mënyrën më të mirë, duke ndjekur parimet dhe moralin tuaj.

Rregulloni emocionet duke përdorur një shpërqendrim pozitiv, telefononi një njeri të dashur, apo dëgjoni muzikë qetësuese.

I gjithë ushtrimi “zgjat vetëm pesë minuta”, thotë Sorensen.

Por, vetëdija është një proces i vazhdueshëm dhe nuk ka vetëm një mënyrë të drejtë për ta zbatuar atë. E rëndësishme është të qenët i qëllimshëm i duruar me veten.

Studimet sugjerojnë se vetëdija, mund t’ju ndihmojë të jeni më të sigurt dhe krijues, të merrni vendime më të shëndosha dhe të komunikoni në mënyrë më efektive.

Ju gjithashtu mund të parandaloni burnout, duke ndryshuar mënyrën se si mendoni për stresin.

Një studim i bërë nga studiuesit në Universitetin e Wisconsin-Madison, zbuloi se nivelet e larta të stresit, mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme me 43% – por vetëm tek atan, që besonin se stresi ishte shumë i dëmshëm.

Ata, që nuk e shihnin stresin si të dëmshëm, kishin më pak gjasa të vdisnin.

Ndërsa stresi ekstrem dhe kronik është një tregues se, ne duhet të bëjmë ndryshime në rutinën tonë, është e dobishme të kujtojmë se, stresi është një pjesë normale e të pasurit një jetë të ngarkuar, si dhe të mos shqetësohemi menjëherë për të.”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate