Sarah Berisha dhe DJ PM u njohën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, aty ku nisën edhe një romancë. Teksa disa ishin skeptikë nga kjo lidhje dhe thonin se do të ndaheshin sapo të përfundojë “Big Brother VIP 1”, ata i kanë hedhur poshtë këto aludime.
Edhe pse janë mjaft të rezervuar për marrëdhënien e tyre, ata herë pas here postojnë foto e video me njëri-tjetrin, duke treguar se janë bashkë dhe mjaft të lumtur.
Së fundmi, Sarah ka bërë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, të cilët sigurisht e kanë pyetur edhe në lidhje me DJ PM.
“Dashuria e PM është Milani apo Sarah”, e pyet dikush, i cili e ka shoqëruar dhe me një emoj duke qeshur.