12/28/2025 9:02:42 AM

Motra e Ukshin Hotit: Serbët thanë se koka e vëllaut tim kushton sa gjysma e Jugosllavisë

Duhet të lexoni

Myrvete Hoti, motra e Ukshtin Hotit, ka thënë se vçllai i saj ishte keqtrajtuar shumë në burgun e Serbisë.

Myrvetja ka treguar se atë e kishin maltretuar shumë policët serbë pasi në vizitat familjare në burg ai nuk kishte pranuar të flasë në gjuhën serbe, por shqipe.

“Atë e maltretuar shumë ishte bërë ‘ashtë e lëkurë’, unë shumë isha nervozuar dhe prekur. Nga kjo e kam kërkuar një avokat në Vojvodinë që të merrej me rastin e tij, dhe kisha shpresën se do të ndihmonte për lirim”.

Myrvetja tregoi se çfarë i kishin thënë serbët avokatit kur ai kishte shkuar për të pyetur për Ukshin Hotin: “Ata i kishin thënë atij se a e ka lënë mend, dhe se koka e Ukshin Hotit vlen sa gjysma e Jugosllavisë, e ti dëshiron ta largosh atë nga burgu”, tha ajo, për Klan Kosova.

Ajo ka treguar se si ky i fundit është torturuar në burg për shkak se ka refuzuar të flasë në gjuhën Myrvetja.

Myrvetja o e ka përmendur një rast kur e ka parë vëllanë e saj vetëm “asht dhe lëkurë”, për shkak të torturave të regjimi serb.

“Sidomos kur ka qenë në burgun e Mitrovicës, na kanë detyruar të flasim në gjuhën serbe për të na kuptuar. Në gjuhën serbe Ukshini nuk donte të bisedojë sepse nuk ka dashur ta nënçmojë gjuhën e vetë shqipe”.

Tutje, ajo ka shtuar se kur shkonin për ta vizituar Hotin në burg, vizita zgjaste vetëm pesë minuta.

“Kur shkonim nga pesë minuta vizitë, nga një polic ka qenë në të dyja anët dhe çdo lëvizje, çdo mimikë na përcillnin mos diçka po merremi vesh ne”.

“Për ne dhe për të [Ukshinin] ka qenë shumë e vështirë. Ai ka qenë i torturuar jashtë mase. Një herë kur nuk pranoi ta flasë gjuhën serbe, aq shumë e kishin torturuar sa nuk di se si kishte mbetur gjallë”.

“Trupi i tij ka qenë veç asht dhe lëkurë, aq shumë u pata nervozuar sa nuk di – s’kam fjalë as shprehje ta them. Tepër e kanë torturuar”, tha ajo.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate