2/16/2026 2:51:07 AM

“Më kanë kërcënuar familjarët e Kiarës”, Gent Hazizi nxjerr ‘blof’ Zhaklina Lekatarin

Duhet të lexoni

Dje, në “Post BBVA 2”, mes shumë diskutimesh, u cek sërish tema e “kërcënimit nga ana e familjarëve të Kiarës” dhe Zhaklina konfirmoi se ishte kërcënuar dhe tha se në publik kishte edhe njerëz të tjerë që e dëshmuan momentin e kërcënimit. Opinionistja përmendi si shembull aktorin Gent Hazizi.,

Ky i fundit, në një postim në Instastory, e mohoi një ngjarje të tillë dhe shkroi: “Për të qenë korrekt si kam qenë gjithmonë dhe të kam dhënë të drejtë kur ke pasur të drejtë, në këtë rast, meqë më përmende dhe kam qenë prezent, (ajo) çka ka thënë tezja e Kiarës ka qenë: “Si nuk the një herë një fjalë të mirë për këtë vajzë?”.

Zhaklina, e bëri repost në Instastory-n e saj dhe shkroi: “Po burri i tezes çfarë tha? Kemi edhe Diolën dhe Enin që mund ta konfirmojnë. Mjaft lëpive, Gento!”.

Loja e reposteve vijoi dhe Genti u shpreh: “Po duhet të kesh thënë diçka ti (emoji me shkelje syri), mbasi tha (tezja e Kiarës) kështu…Tani, le të flasin dëshmitarët e tjerë të seancës”.

Akuzat për kërcënimin nga ana e familjarëve të Kiarës i bëri fillimisht Tea, në “Më lër të flas”, ku u shpreh:

“Mua më kanë kërcënuar. I gjithë produksioni i “BBVA” është në dijeni për këtë. Ndërkohë që po dilja nga “BBVA”, pasi mbaroi spektakli, nja 2 javë më parë, ndërkohë që po dilja, po më prisnin te dera Kiara bashkë me familjarin e saj dhe më kërcënuan “do të të vras”. Ndodhi para dy javësh”, tha Tea, duke shtuar se i kishin thënë se familjari në fjalë ishte burri i tezes së Kiarës dhe theksoi se ndodhi te dera e “BBVA” dhe se kishte edhe dëshmitarë prezentë, madje edhe Ronaldo, i cili i kishte kërkuar që të mos fliste për këtë tematikë.

Më pas, Zhaklina i konfirmoi në rrjetet sociale, duke shkruar: “E vërtetë”.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate