Të enjten e 11 majit, Albina dhe familja Kelmendi arritën të kualifikohen të parët për në finalen e madhe të Eurovision-it me këngën “Duje”.
Derisa këtë të shtunë (13 maj) do të jetë finalja e madhe, ku dhe do të mësohet fituesi.
Pas 20 këngësh të kualifikuara në dy gjysmëfinale, plus pesë vendet që kualifikohen automatikisht (Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania dhe Italia) si edhe Ukraina që kualifikohet si fituesja e edicionit të kaluar, në garën finale do të jenë në total 26 performanca.
Eurovision ka publikuar renditjen e shteteve, të cilat do të performojnë sonte. Sipas kësaj renditjeje, Shqipëria do të performojë e dhjeta.
Renditja e shteteve:
Austria | Teya & Salena – Who The Hell Is Edgar?
Portugalia | Mimicat – Ai Coração
Zvicra | Remo Forrer – Watergun
Polonia | Blanka – Solo
Serbia | Luke Black – Samo Mi Se Spava
Franca | La Zarra – Évidemment
Qipro | Andrew Lambrou – Break A Broken Heart
Spanja | Blanca Paloma – Eaea
Suedia | Loreen – Tattoo
Shqipria | Albina & Familja Kelmendi – Duje
Italia | Marco Mengoni – Due Vite
Estonia | Alika – Bridges
Finlanda | Käärijä – Cha Cha Cha
Çekia | Vesna – My Sister’s Crown
Australia | Voyager – Promise
Belgjika | Gustaph – Because Of You
Armenia | Brunette – Future Lover
Moldavia | Pasha Parfeni – Soarele si Luna
Ukraina | TVORCHI – Heart of Steel
Norvegjia | Alessandra – Queen of Kings
Gjermania | Lord of the Lost – Blood & Glitter
Lituania | Monika Linkyte – Stay
Izraeli | Noa Kirel – Unicorn
Sllovenia | Joker Out – Carpe Diem
Kroacia | Let 3 – Mama Š?!
Mbretëria e bashkuar | Mae Muller – I Wrote A Song