Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhjen kronike si dukuri profesionale. Jo si komplikim shëndetësor.
Ajo përshkruhet si sindromë, që shkaktohet nga stresi i tepërt i punës, i cili nuk është menaxhuar mirë.
Si fenomen, kjo lloj lodhjeje – që në gjuhën angleze njihet si burnout – është përmendur më së shumti në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Ajo përshkruhet si sindromë, që shkaktohet nga stresi i tepërt i punës, i cili nuk është menaxhuar mirë.
Si fenomen, kjo lloj lodhjeje – që në gjuhën angleze njihet si burnout – është përmendur më së shumti në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Fiona Muhaxheri: Disa prej simptomave përfshijnë një lodhje emocionale, një ndjenjë të shterjes, qoftë nga burimet tona emocionale, apo fizike, është një ndjenjë e shkëputjes, e mosangazhimit në punë, apo në aktivitete që dikur na kanë pëlqyer. Mund të përballemi edhe me ndjenjën e zvarritjes dhe nevojën për më shumë kohë për të përfunduar një detyrë. Është një ndjenjë vetëdyshimi, ndjenjë e bllokimit, ndihemi se përpjekjet tona janë të pakta, të panevojshme, të pavlerësuara. Te simptomat fizike përfshihet dhimbja e kokës, e stomakut, probleme me gjumë, pastaj është rënia e produktivitetit, rritja e nervozizmit, negativitetit, por edhe e mbingarkesës. Ndihemi që kemi shumë punë, por pak kohë për t’i përfunduar ato.
Radio Evropa e Lirë: Thuhet se disa e kanë të vështirë ta bëjnë dallimin në mes të lodhjes kronike dhe depresionit. Cilat simptoma i kanë të ngjashme, e cilat jo?
Fiona Muhaxheri: Është e vërtetë që lodhja kronike dhe depresioni e kanë një mbivendosje të simptomave, të tilla si lodhja, mungesa e motivimit, por edhe ulje e produktivitetit. Çfarë e bën diferencën janë shkaktarët. Te lodhja kronike janë shkaktarët që lidhen me stresin në vendin e punës, ndërsa te depresioni janë edhe shkaktarët që lidhen me aspektet tjera të jetës. Për ta bërë dallimin, nëse e heqim një burim të stresit në jetën tonë dhe e shohim që ndihemi më mirë, atëherë mundësia që po përballemi me stres kronik dhe jo depresion, është shumë më e madhe.
Radio Evropa e Lirë: A mund të ngatërrohet lodhja kronike me gjendje tjera emocionale, apo edhe të karakterit të një personi?
Fiona Muhaxheri: Është një tendencë që të ngatërrohet lodhja kronike me dembelizmin, apo përtacinë, ndonëse dallimet mes tyre janë të mëdha. Lodhja kronike ka të bëjë me një lodhje kronike, emocionale dhe mendore, por që shkaktohet nga një stres i stërzgjatur, dhe lidhet me punën. Ndërsa kur flasim për dembelinë, zakonisht ka të bëjë me një shprehi, kemi mungesë të motivimit për të realizuar detyrat tona të përditshme. Me raste, lodhja kronike mund të çojë në dembelizëm, prandaj është shumë e rëndësishme të kuptohen shkaktarët e këtyre ndjenjave dhe të trajtohen, në përputhje me rrethanat.
Radio Evropa e Lirë: Çfarë përshtypje keni Fiona, a është lodhja kronike e mbivlerësuar apo e nënvlerësuar si temë në Kosovë?
Fiona Muhaxheri: Lodhja kronike është një përjetim që mund ta kenë shumica e njerëzve. Fatmirësisht është duke u rritur vetëdija, sepse njerëzit janë duke kërkuar ndihmën e profesionistëve shëndetësorë, për çfarëdo çështjeje që është duke i shqetësuar: punë, familje, apo diçka tjetër. Megjithatë, vetëdija duhet të rritet edhe më shumë, të kuptojnë të gjithë, që jo vetëm çrregullimet e mëdha të shëndetit mendor kërkojnë ndihmë prej profesionistëve shëndetësorë. Ndoshta ndonjëherë mjafton vetëm një stres i vogël në punë, që dikush t’i nënshtrohet një seance psikoterapeutike.
Kushtet e këqija apo emigrimi, çfarë po i lë bizneset pa punëtorë?
Radio Evropa e Lirë: A besoni se është zgjidhje ndërrimi i vendit të punës, për t’iu shmangur kësaj lodhjeje?
Fiona Muhaxheri: Për parandalimin e lodhjes kronike duhet të ketë përpjekje reciproke, si prej kompanisë, ashtu edhe prej punëtorit, për të mirëmbajtur një mirëqenie të shëndetit mendor. Nuk do të thotë që vetëm pse e ndërroni vendin e punës nuk do të përjetoni lodhje kronike, por janë disa gjëra që na ndihmojnë në parandalim. Çfarë mund të bëjmë ne? Mund të marrim pushime, qofshin të shkurta brenda ditës, apo edhe disa ditë, ecje deri në dyqan, ushtrime trupore, apo çfarëdo që na ndihmon për të dalë prej rutinës ditore.
menaxhojmë më mirë në të ardhmen, duke vendosur kufij.
Radio Evropa e Lirë: Duke vendosur kufij? Po pastaj kufijtë janë individualë, varen nga ambiciet, karakteri, e të ngjashme.
Fiona Muhaxheri: Pikërisht. Është shumë e rëndësishme që një person ta di se çfarë dëshiron nga jeta e vet, dhe çfarë po përfiton nga puna. A mendon ai person që stresi dhe ngarkesa janë të nevojshme për zhvillimin e tij profesional? Pra, gjithçka varet prej vlerave, parimeve dhe qëllimeve që ka personi./REL