9/23/2025 9:07:44 AM

Këto 4 vajra forcojnë flokët dhe nxisin rritjen e tyre

Duhet të lexoni

Femrat në përgjithësi kur flitet për vajra flokësh mendojnë menjëherë se si ato ndikojnë në krijimin apo shtimin e yndyrës në flokë, gjë që realisht nuk do t’i pëlqente askujt. Por ndryshe nga sa mendohët ka shumë vajra natyralë të cilët nuk krijojnë probleme me yndyrën, përkundrazi ndihmojnë në forcimin e flokëve si dhe nxisin rritjen në një kohë më të shkurtër.

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit konsiderohet si një ilaç i vjetër për problemet e shumta të flokëve. Përparësitë shëndetësore të këtij përbërësi për trupin, lëkurën dhe flokët janë studiuar gjerësisht. Vaji i kokosit përmban acide yndyrore dhe antioksidantë që mund të përthithen nga flokët, duke e bërë atë një alternativë natyrale shumë ushqyese për kujdesin e flokëve. Është një pastrues i thellë, zbërthyes dhe mbrojtës ndaj nxehtësisë.

Për më tepër, ai gjithashtu i bën flokët të jenë më të lëmuar, gjë që i bën më të lehtë për t'i stiluar.

Vaji i bajames

Vaji i bajames mund të përdoret për çdo lloj floku. Bajamja konsiderohet si 'Mbreti i Arrave', prandaj nuk është për t’u habitur fakti që vaji i përftuar nga ajo, i njohur si vaji i bajames, është një burim energjie vitaminash dhe lëndësh ushqyese për të nxitur rritjen e flokëve dhe për të ruajtur lagështinë e tyre. Vaji i bajames është jashtëzakonisht i pasur me lëndë ushqyese, por edhe i lehtë në strukturë.

Shumë i pasur me vitaminën E, ky vaj është një eliksir i gjithanshëm që lidhet mirë me shumicën e llojeve të flokëve: të trashë, të hollë, kaçurrelë, me onde, të drejtë dhe natyral.

Vaji i Arganit

Ky vaj përforcues me prejardhje natyrale prodhohet nga bërthamat e pemës së Arganit, e cila zakonisht promovohet si një trajtim natyral i rritjes së flokëve dhe një alternative natyrale ndaj ilaçeve për humbjen e flokëve.

Antioksidantët e fuqishëm të vajit të arganit dhe acidet yndyrore ushqyese i mbajnë flokët e hidratuar duke i mbrojtur nga dëmtimi prej stilimeve dhe dëmtimi nga radikalet e lira. Kjo mund të çojë në më pak rënie dhe hapje të majave.

Vaji i qepës

Ky përbërës modest në kuzhinën tonë çuditërisht ka edhe shumë përfitime për flokët. Vaji i qepës ka veti antimikrobike dhe antioksidante që krijon një mjedis të përshtatshëm për rritjen e flokëve rreth kokës tuaj. Ky ilaç natyral për rritjen e flokëve përmban përmbajtje të lartë të squfurit i cili ushqen skalpin dhe përmirëson shëndetin e gjëndrave të flokëve.

Është një vaj i mrekullueshëm edhe për nxitjen e rritjes së flokëve. Aplikimi i rregullt i këtij vaji do të parandalojë dhe trajtojë në mënyrë efektive rënien dhe pakësojë thinjat e flokëve.

Sigurisht që ndryshimet të tilla nuk ndodhin brenda natës, duhet t’i përdori vazhdimisht që të përfitoni prej tyre. Për rezultate dhe këshilla më të mira, madje mund të konsultoheni me mjekun tuaj.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate