Në shtëpinë e Big Brother VIP, çiftet e shtëpisë janë vënë përpara një prove shumë interesante.
Ata kanë shijuar nga një gotë verë romantike së bashku, ndërsa është dashur që t’i përgjigjen njëri-tjetrit nga pyetjet që gjendeshin në goglat e dhënë nga vëllai i madh.
Një lojë të tillë e kanë luajtur edhe Beatrixi me Donaldin, ku ky i fundit nuk ka hezituar të përgjigjet në pyetjen se sa lidhje serioze ka pasur në jetën e tij.
Kam pasur tri lidhje serioze, që në gjimnaz e deri më tani”, është përgjigjur Donaldi.
Lidhja e aktorit me këngëtaren e njohur brenda shtëpisë së Big Brother VIP ka qenë shumë e komentuar në media dhe opinionin publik.