9/21/2025 5:56:30 AM

Mes kritikave, Zvicra merr presidencën e Këshillit të Sigurimit

Duhet të lexoni

Zvicra mori për herë të parë kryesimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB) të hënën, më 1 maj.

Në këtë rol, Zvicra dëshiron ta realizojë reputacionin e saj si ndërmjetëse dhe ndërtuese urash, tha ambasadori i OKB-së, Pascale Baeriswyl.

Megjithatë, reputacioni i Zvicrës tradicionalisht neutrale është dëmtuar që nga fillimi i pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Në qarqet politiko-diplomatike, politika e jashtme zvicerane e 18 muajve të fundit të jep arsye për ta tundur kokën”, tha eksperti politik, Christoph Frei, nga Universiteti zviceran i St Gallen, për agjencinë e lajmeve, DPA.

Sipas tij, arsyet përfshijnë hezitimin në fillim për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe refuzimin e vazhdueshëm për t’i ndaluar aleatët të transportojnë municione zvicerane në Ukrainë, pavarësisht politikave neutrale të Zvicrës.

Vendi ka refuzuar gjithashtu një ftesë nga shtetet më të industrializuara (G7) për t’u bashkuar në një grup pune për t’i gjurmuar fondet e mbështetësve të presidentit rus, Vladimir Putin .

“Ne jemi në rrugën drejt humbjes së miqve” tha Frei.

Raportimet kritike ndaj Zvicrës janë shtuar, sipas Ministrisë së Jashtme të Zvicrës. Por, sipas ministrisë, nuk ka asnjë indikacion deri më tani “për një përkeqësim të konsiderueshëm në perceptimin e përgjithshëm për neve që do të kishte pasoja negative të qëndrueshme”.

Për shkak të kritikave ndaj vendit të tij, Frei thotë se ai ka marrë mesazhe armiqësore. Ai thotë se gjatë javëve të fundit ka marrë letra me përmbajtje si “Ti je tradhtar i vendit, luftënxitës, gomar”.

Presidenca e Këshillit të Sigurimit ndërron sipas një radhe të paracaktuar çdo muaj. Para Zvicrës, presidencën e Këshillit të Sigurimit e kishte Rusia, gjë që gjithashtu kishte nxitur kritika të shumta./REL


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate