9/21/2025 3:51:52 AM

Sindikata: Bordi i RTK-së pushoi disa ditë në një prej hoteleve më luksoze të Rugovës

Duhet të lexoni

Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të RTK-së ka lëshuar një reagim sot për 1 Maj duke akuzuar bordin dhe menaxhmentin se qëndruan në një prej hoteleve më luksoze të Rugovës, teksa punëtorët po punojnë në kushte të vështira.

Ata thonë se po kërcënohen nga drejtuesit e RTK-së, shkruan lajmi.net.

Tutje, sindikata thotë se është e papranueshme që menaxhmenti i Transmetuesit Publik të jetë i përbërë vetëm nga burrat.

Reagimi i plotë:

Në ditën e PUNËTORIT 1 MAJIN punëtorët e RTK-së pa paga, ndërsa Bordi dhe Menaxhmenti gjejnë kohë dhe financa për të qëndruar disa ditë në njërin prej hoteleve lluksoze të Bjeshkëve të Rugovës.

Paga nga RTK për shumicën e punëtorëve është burim i vetëm i të hyrave financiare dhe është shqetësuese që askush nga drejtuesit e RTK-së nuk flet se pse ato ende nuk janë ekzekutuar.

Për Sindikatën do të jetë e papranueshme që punëtorëve të RTK-së të vazhdohet t’iu shkelen të drejtat elementare të punës si mungesa e kushteve të punës, duke filluar prej karrigeve e deri te hapësira për punë, padrejtësitë në avancime, degradimet me motive hakmarrëse, mosrespektimi i Kontratës Kolektive etj.

1 Maji na kujton ngjarjen në Çikago të SHBA-së, të viti 1867, ku vala represive kishte goditur ashpër organizatat sindikaliste të punëtorëve, duke ua mbyllur selitë dhe arrestuar drejtuesit e tyre.

155 vjet pas kësaj ngjarjeje, konkretisht në dhjetor të vitit 2022, derisa kryesia e Sindikatës së Pavarur të RTK-së po mbante takim në zyren e saj, nga drejtuesit e RTK-së në adresë të kryetarit të Sindikatës kishte ardhur një email kërcënues me masa ndëshkuese. Disa ditë pas këtij emaili kryetari i Sindikatës së Pavarur të RTK-së degradohet për pesë shkallë, i mbyllet zyra e punës, i ndërrohet cilindri i bravës dhe i pamundësohet qasja në mjetet e punës. Ajo cka ka mbetur pa u realizuar e që do të ishte identike me ngjarjen e Cikagos është arrestimi i pëerfaqësuesve sindikal.

Për Sindikatën është e papranueshme që Menaxhmenti i RTK-së të udhëheqet nga 100% burra dhe si Sindikatë përsërisim kërkesën pikërisht me 1Maj, duke kërkuar përgjegjësi për padrejtësitë që u janë bërë grave në garën për këto pozita.

Për Sindikatën ëshë e papranueshme të përndjeken përfaqësuesit sindikal dhe punëtorët që ngrisin zërin për kushte më të mira të punës, kundër keqmenaxhimit dhe dukurive abuzive.

Sindikata do të vazhdojë të angazhohet që punëtorët e RTK-së të bëjnë punë dinjitoze në shërbim të informimit të drejtë të publikut, dhe të drejtat e tyre të garantuara me ligj të zbatohen në praktikë.

SPRTK kërkon nga Institucionet e Kosovës që ta zgjidhin çështjen e pronës dhe atë financiare të RTK-së, jashtë buxhetit të shtetit, si parakusht për pavarësi editoriale dhe qëndrueshmëri financiare në Transmetuesin Publik.

Duke e konsideruar 1 Majin, si ditë të solidaritetit ndërkombëtar të punëtorëve, Sindikata do të vazhdojë që këtë vlerë ta kultivojë edhe në të ardhmen.

Solidarizimi me punëtorët do të duhej të vinte edhe nga Bordi dhe Menaxhmenti i RTK-së, duke i kryer detyrat e tyre në zyret e punës të cilat mund të mos i kenë të standardit të dëshirueshëm por së paku i kanë shumë herë më të mira se ato të punëtorëve./Lajmi.net/

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate