9/17/2025 3:12:17 AM

Studime ‘alarmante’ dalin në përfundimin se si serialet po shkatërrojnë intimitetin!

Duhet të lexoni

Sipas një studimi të ri shkencor, duket se njerëzit preferojnë më shumë serialet televizive sesa marrëdhëniet intime. Ndërsa studimi shqyrtoi përdorimin e të dhënave në përgjithësi, është e lehtë të fajësosh platforma si Netflix, një nga shërbimet më të njohura të transmetimit kohët e fundit. Një aspekt shqetësues i hulumtimit është fakti se shumë njerëz nuk shikojnë më seriale së bashku.

Sipas raporteve të disa pjesëmarrësve në studim, ka një tendencë në rritje për të parë programet televizive në pajisje celulare, veçanërisht tablete. Një pjesëmarrës vëzhgoi sesi përdorimi i tabletëve “e revolucionarizoi mënyrën se si ne shikojmë serialet televizive në shtrat”, ndërsa një tjetër raportoi se shikimi i disa programeve vetëm me një tablet në shtrat, pasi shikonte diçka me familjen e tij në dhomën e ndenjjes, “sjell gjumin”.

Studimi, i botuar në revistën ‘Energy Research and Social Science’ dhe i kryer nga një ekip ekspertësh nga Universiteti i Lancaster, kërkoi që disa pjesëmarrës të mbanin ditarë për të monitoruar aktivitetet e tyre në internet. U zbulua se aktualisht koha më e ngarkuar për përdorimin e internetit është midis orës 22:00 dhe 23:00, një periudhë kohore që, në të kaluarën, ishte e rezervuar për intimitetin. Studimi analizoi prova nga afro 400 pajisje për të treguar se konsumi maksimal i energjisë elektrike tani është shumë më intensiv se në të kaluarën, falë popullaritetit të shërbimeve si Netflix, YouTube dhe të tjera.

Një studim tjetër i fundit zbuloi se 39% e të rriturve të moshave 18-29 vjeç pranojnë se janë në internet “pothuajse vazhdimisht”. Nuk është çudi që hulumtimet e fundit kanë zbuluar se njerëzit midis moshës 18 dhe 22 vjeç janë grupi social më i vetmuar në Amerikë, ai që ndihet gjithnjë e më i shkëputur nga bashkëmoshatarët e tyre. Studimi është një shqetësim i veçantë në dritën e disa gjetjeve të vitit 2016 në lidhje me rënien e aktivitetit seksual në shoqërinë tonë nga statisticieni i kërkimit të Universitetit të Kembrixh, David Spiegelhalter.

Sipas Spiegelhalter, në vitin 1990 çiftet kishin mesatarisht rreth 5 herë marrëdhënie seksuale në muaj, por tani janë vetëm tre, që përfaqëson një rënie prej 40% në më pak se njëzet vjet. Lidhur me këto të dhëna ai parashikon se:

Me këtë ritëm, çiftet nuk do të bëjnë fare dashuri deri në vitin 2030, sepse njerëzit po i çojnë iPad-ët në shtrat. /Top Albania Radio/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate