Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme Keisi Medini është eleminuar nga shtëpia e “BBV2” dhe vetëm pak më parë ish-banorja ka bërë reagimin e saj të parë në Instagram pas daljes, ku ka postuar një foto dhe ka falenderuar të gjithë ndjekësit që e kanë mbështetur dhe ata që e kanë kritikuar.
Zoti i bekoftë të gjithë ata që më mbështetën & vazhdojnë të më mbështesin dhe ata që më kanë gjykuar dhe ofenduar. Degjoj që nuk dhash asgjë aty brenda, por të paktën mesa shoh qenka bërë telenovel hyrja ime në “BBV2” që tregon që kam dhënë diçka pa dashur. Mbi të gjitha jam pranë familjes time tani dhe njerëzve të mi të dashur, shumë dashuri për të gjithë.