1/3/2026 12:14:16 AM

Lëngu i gjelbër për pastrimin e gjakut dhe gjithë organizmit

Duhet të lexoni

Ushqimet dhe pijet e gjelbra janë shumë (dhe nuk e nënvizojmë dot mjaftueshëm) të rëndësishëm dhe ushqyes për shëndetin e organizmit. Ardhja e pranverës shoqërohet me rrjeshta shumëngjyrëshe në tezgat e fshatarëve, të cilat janë të mbushura plot me barishte, fruta e perime. Ndër barishtet më të mira për shëndetin është padyshim pazia. Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera.

Në to përfshihet aftësia për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak, parandaluar radikalet e lira, përmirësuar tretjen, forcuar sistemin imunitar, për të ulur temperaturën dhe luftuar inflamacionin. Kjo barishte është e shkëlqyer për uljen e tensionit të gjakut, parandaluar sëmundjet e zemrës, rritur dendësinë kockore, detoksifikuar organizmin dhe forcuar shëndetin e trurit. Pazia është një burim fantastik vitaminash, ushqyesish dhe përbërësish organikë që përfshijnë vitaminën K, C, A, E, riboflavinën dhe vitaminën B6.

Sa i përket mineraleve, ajo përmban magnez, mangan, kalium, hekur, natrium dhe bakër. Përveç fibrës dietike, pazia përmban edhe antioksidantë, fitonutrientë dhe enzima të cilat janë unike dhe shumë të mira për shëndetin.
Konsumi i rregullt i pazisë mund të duket sikur kërkon shumë fantazi në kuzhinë, por nuk është aspak e vërtetë. Pazia mund të kombinohet shumë mirë me lulerradhiqen, majdanozin, selinonë, mollën, kastravecin e shumë të tjera për marrjen e një lëngu të shkëlqyer për trupin dhe trurin.

Si Të Përgatisni Lëngun e Pazisë, Majdanozit dhe Lulerradhiqes.
Për këtë çaj ju nevojiten:

2-3 gjethe pazi,
Një grusht me lulerradhiqe,
Një tufë e vogël majdanoz,
4-5 kërcenj selinoje,
1 kastravec,
1 mollë jeshile,
Gjysëm limoni
Një copë e vogël xhenxhefili.

Përgatitja e Lëngut Të Gjelbër
Për përgatitjen e këtij lëngu, ekspertët rekomandojnë që në shtrydhëse të fusni barishtet dhe erëzat të para e më pas frutat dhe perimet më të forta. Lëngu duhet pirë menjëherë sa është i freskët. Ai është shumë i shëndetshëm, sidomos në kohë virozash. Ky lëng i jep fuqi imunitetit, përmirëson qarkullimin e gjakut, mbron rrugët e frymëmarrjes dhe për më tepër përmirëson ndjeshëm tretjen. Mund ta konsumoni disa herë në javë./AgroWeb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate