11/16/2025 6:52:01 PM

4 rekomandime vegane për meraklitë e smoothie-ve

Duhet të lexoni

Ne po provojmë vazhdimisht me t’njoftu me receta prej ma t’ndryshmeve për smoothie; t’cilat po pëlqehen prej shumë lexuesve, dhe me t’drejtë. E kohë pas kohe vijmë edhe me alternativa vegane për ata që ose nuk e pijnë qumështin, ose kanë intolerancë apo thjeshtë mundohen mos me konsumu produkte shtazore përgjithësisht.

Nëse ke merak n’smoothie, por për çfarëdo arsye je ka synon me ju ikë produkteve shtazore; qoftë për shkak t’qëndrimeve “pro jetës t’kafshëve” apo për shkak se ke intolerancë ngaj laktozës (produkteve qumështore), apo për arsye shëndetësore a dietale, atëherë ke ra n’listën e duhun meqë ne kësaj radhe i kemi përzgjedhë 4 smoothie-t ma t’mira vegane t’cilat mundesh me i përgatitë brenda 1-2 minutave.

1. SMOOTHIE ME PJESHKË DHE QUMËSHT BADEMASH

Ti mundesh me nisë ditën mirë e plot shije me smoothie-n me pjeshkë dhe qumësht bademash – pije kjo ideale për mëngjeset e hershme e që t’furnizon me vlera ushqyese t’mjaftueshme për me mujt’ me e shty ditën deri n’drekë pa ja prishë me ushqime palidhje. E si shumica e recetave t’tona, as kjo recetë vegane nuk merr shumë kohë e as shumë harxh; mjafton me i ndjekë udhëzimet e maposhtme.

2. SMOOTHIE ME BORONICA DHE KUNGULLESHË

Boronicat janë nji prej frutave t’malit t’cilat ‘pos shijes t’veçantë, njihen edhe si super-ushqim, meqë janë t’ulëta n’kalori, e t’mbushuna me vlera ushqyese. Ato poashtu janë nji anti-oksidant natyral dhe ndihmojnë n’parandalimin e plakjes, shfaqjen e kancerit si dhe e ulë shtypjen n’gjak. Mirëpo a e ke provu me i kombinu boronicat me kungullesha n’smoothie? Nëse jo, ne po i ndajmë udhëzimet e maposhtme me shpresën që ke me e provu super-smoothie-n me boronica dhe kungulleshë, e cila asht tanësosjht vegane.

3. SMOOTHIE ME DARDHË DHE QUMËSHT TËRRSHANE

Nëse nuk t’pëlqen shija e qumështit, por ke merak n’smoothie, atëherë e ke mundësinë me e mësu super-recetën e smoothie-t me dardhë dhe qumësht tërrshane e cila asht plotësisht vegane dhe përgatitet lehtësisht brenda ma pak se 1 minuti. E ma e mira asht, që pije t’tilla lehtësisht mundesh me i paketu edhe për pauza t’punës, me i pi mbas ushtrimeve.

4. SMOOTHIE TROPIKAL ME MANGO DHE KARROTË

Smoothie tropikal me mango dhe karrotë asht nji prej kombinimeve ma t’lehta e ma t’mira për smoothie, veçanarisht nëse ke merak n’shije ma ekzotike. Plus, kjo recetë asht tanësisht vegane e i përshtatet edhe atyre që janë vegan, kanë intolerancë ndaj laktozës dhe nuk përdorin qumësht.

Nëse veç vendosë me e përgatitë ndonjanën prej smoothie-ve, atëherë t’rekomandojmë me i konsumu qaty për qaty – taze, ose me i vendosë n’shishe t’xhamit e me i rujtë n’frigorifer. Këto smoothie qëndrojnë t’freksëta për 3 ditë dhe janë t’përshtatshme me u marrë n’punë a n’ushtrime me vehte, e besa edhe fëmijëve (nëse ke) me ua ba gati për shkollë. . Thjeshtë çka duhesh me ba asht me e shkundë shishen mirë para përdorimit. Shijo! /katror.info/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate