9/22/2025 10:12:44 PM

Arsyet përse lëkura juaj ka nevojë për vitaminë C

Duhet të lexoni

Vitamina C mban fronin e ushqyesve më të nevojshëm për organizmin, imunitetin por edhe shëndetin e paraqitjen e lëkurës.

Kjo vitaminë, shërben si anktioksidant dhe i jep lëkurës bardhësinë dhe shkëlqimin rinor e të shëndetshëm, thonë dermatologët. Ajo përmirëson paraqitjen e lëkurës dhe zbeh shenjat e para të plakjes apo të ekspozimit të tepruar ndaj rrezeve ultravjollcë.

Kjo është arsyeja kryesore përse vitamina C duhet të jetë patjetër pjesë e regjimit tuaj të bukurisë dhe kujdesit për lëkurën.

Gjallëria

Ekspozimi afat-gjatë ndaj rrezeve ultravjollcë shkakton shumë probleme në lëkurë. Aplikimi çdo ditë i një serumi me vitaminë C e mbron lëkurën dhe i jep gjallëri asaj.

Studimet konfirmojnë se në vetëm tre muaj aplikimi të rregullt të kësaj vitamine, lëkura është plot jetë, me një teksturë të mrekullueshme, pa njolla, pa skuqje dhe paraqitje rinore.

Hidratimi

Lëkura ka përgjithësisht shumë etje dhe domosdoshmërisht vëmendje. Ajo përbëhet nga 64 përqind ujë dhe ka nevojë të hidratohet.

Për këtë ju shërben vitamina C e cila e hidraton lëkurën dhe pengon tharjen apo yndyrosjen e tepërt të saj.

Elasticiteti

Vitamina C si serum nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë.

Kjo proteinë është përgjegjëse për lëkurën e mbledhur, elastike dhe të shëndetshme.

Duke qenë se trupi prodhon gjithnjë e më pak kolagjen, kjo vitaminë është e domosdoshme për të ngadalësuar plakjen.

Inflamacioni Dhe Hiperpigmentimi

Nëse lëkura juaj ka tendencën të skuqet, të irritohet dhe të mbushet me puçra, gjasat janë që keni të bëni me inflamacion, infeksion apo reagim imunitar.

Cilido qoftë shkaku, vitamina C, zbeh dhe zbut simptomat e inflamacionit në lëkurë.

Hiperpigmentimi nga ana tjetër ndodh kur trupi prodhon shumë melaninë dhe pëson luhatje në njëtrajtshmërinë e ngjyrës.

Vitamina C mundëson që lëkura të ketë një ton të njëtrajtshëm.

Vitamina C mundëson që lëkura të ketë një ton të njëtrajtshëm.

Si Ta Përdorni Serumin e Vitaminës C.

Në formën e serumit, vitamina C përthithet shumë mirë nga lëkura.

Serumi duhet të bëhet pjesë e rutinës suaj të mëngjesit sepse do ju mbrojë nga radikalet e lira gjatë ditës. Fytyra duhet larë mirë në mëngjes, më pas duhet të aplikoni tonikun dhe më pas serumin me vitaminë C.

Pas aplikimit të serumit, duhet të vendosni kremin ushqyes në fytyrë dhe në fund kremin kundër diellit./ Agroweb


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate