5/11/2025 5:33:33 AM

Pse të rinjtë kalojnë aq shumë kohë në TikTok?

Duhet të lexoni

Suita Gorqi, 21-vjeçare, i kalon deri në 15 orë në ditë në TikTok.

Ajo është vetëm një prej miliona bashkëmoshatarëve të saj në botë që kalojnë kohë të konsiderueshme në këtë aplikacion me video të shkurtra.

Arsyet janë pa fund: për qejf, punë, për të sfiduar veten, e plot arsye tjera.

Në episodin e fundit të podkastit Të flasim, kemi diskutuar bashkë me Suitën dhe psikologen klinike, Irma Sadikoviq, për rreziqet e trendeve që përhapen në TikTok - ngasja e makinës në deri 300 kilometra në orë, ngufatja e vetes deri në alivanosje dhe përzierjet e ilaçeve dhe alkoolit - si dhe të mirat potenciale që mund të gjejnë të rinjtë aty.

Mirëpo, Suitës – e cila ka mijëra ndjekës - qëndrimi në TikTok i është kthyer në punë. Ajo, përveç përmbajtjes në llogarinë e saj, menaxhon edhe llogaritë e disa kompanive në Kosovë.

Megjithatë, ajo ka thënë se po tenton që çdo herë e më shumë të limitojë kohën e përdorimit të këtij aplikacioni në kohën e lirë.

“Aplikacioni më i shkarkuar në botë”

Shumë vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja, e kanë ndaluar përdorimin e këtij aplikacioni në pajisjet qeveritare, për shkak të dilemave se TikTok-u mund të ndajë të dhënat e përdoruesve me Qeverinë kineze.

Në anën tjetër, kompania që e menaxhon TikTok-un, i ka hedhur poshtë këto pretendime.

Më poshtë ju sjellim një pjesë të bisedës së realizuar me Suita Gorqin dhe Irma Sadikoviqin lidhur me këtë temë.

Të rinjve u pëlqejnë pamjet reale, jo të zbukuruara

Radio Evropa e Lirë: Suita, kur dhe pse e keni hapur TikTokun?

Suita Gorqi: TikTok-un e kam hapur diku para tri vjetëve, më 2020. E kam hapur, sepse gjithmonë kam pasur dëshirë që të filloj aktivitetin në një kanal në YouTube, mirëpo aty më është dukur më vështirë, ndoshta për shkak që jemi në Kosovë. Në TikTok, më është dukur më i lehtë ai rrugëtim. Në fillim kam nisur të postoj se çfarë bëj unë si studente në Prishtinë. Më kanë ecur mirë ato video, kanë marrë klikime dhe tani e kam punë me orar të plotë.

Radio Evropa e Lirë: Kur nise të ndash përmbajtjen me ndjekësit, a ka qenë gjithçka reale, apo disi e zbukuruar?

Suita Gorqi: Në fillim i kam zbukuruar pak, sepse rutina në Kosovë nuk më dukej mjaftueshëm e mirë për ta postuar në TikTok, do të thotë shkuarja në fakultet, ndonjë kafe... Por, ndërkohë e kam kuptuar që ndjekësve më shumë u ka pëlqyer nëse unë e tregoj realitetin. Aty kam nisur të marr më shumë klikime.

Radio Evropa e Lirë: Suita, çka ju pëlqen më së shumti në TikTok?

Suita Gorqi: E mira e TikTok-ut është që për secilin prej nesh e krijon një algoritëm. Shembull, te dikush mund të shfaqë vazhdimisht përmbajtje me futboll, basketboll, mirëpo mua më shfaqet përmbajtja për mënyrën e jetesës, ushtrime fizike, përgatitje të ushqimit.

Radio Evropa e Lirë: Për çka ju ka ndihmuar TikTok-u?

Suita Gorqi: Më ka ndihmuar, sepse e kam vërejtur që kur nisem të përgatis një video në TikTok, e shoh që jam më produktive. E vërej, e organizoj kohën edhe që të mësoj, apo të kryej ndonjë punë tjetër.

Radio Evropa e Lirë: A na tregon edhe diçka që nuk ju pëlqen. Aty ka trende të rrezikshme…

Suita Gorqi: Po, është shumë e vërtetë, sepse përmes tyre ndikohen edhe të tjerët. Janë edhe standardet joreale, shembull njerëzit që duket se e kanë jetën perfekte, ndonëse nuk e kanë, por ajo i shtyn tjerët që të bëjnë krahasime me veten.

Radio Evropa e Lirë: A diskuton me shoqërinë rreth këtyre trendeve, si e mbron veten prej tyre?

Suita Gorqi: Mendoj që këtu ndikon shumë edhe personaliteti, sepse unë nuk jam person që ndikohem lehtë. Por, flasim edhe me shoqërinë, se si është absurde që të bësh diçka sikurse ato trendet e rrezikshme.

Radio Evropa e Lirë: A do ta vazhdosh aktivitetin në TikTok, si mendoni?

Suita Gorqi: Po, besoj shumë që po, sepse më pëlqen shumë. Më pëlqen që t’i bëj gjërat të duken bukur. Mundohem që Prishtinën ta bëj vend sa më të mirë, të kënaqshëm?

tregon se 60 për qind e vajzave dhe djemve të moshave prej 16 vjeç e deri në moshën 24 vjeç, janë përdorues të rregullt të TikTok-ut. Në moshën 16-vjeçare, të rinjtë kanë tendencë të konformohen më lehtë, pra ata përshtatën për të qenë pjesë e grupit, dëshirojnë të bëhen si shoku apo shoqja e tyre. Kjo është mosha më kritike, meqenëse nuk i mendojnë pasojat.

Radio Evropa e Lirë: Si të kalojnë më pak kohë të rinjtë në TikTok, çfarë do t’i inkurajonit?

Irma Sadikoviq: Si profesionistë të shëndetit mendor, ne sugjerojmë që të mos hiqet dorë menjëherë prej fenomeneve negative, apo sjelljeve të papërshtatshme, pasi edhe ajo mund të ketë pasojat e veta. Më mirë që të reduktohet koha e qëndrimit në këtë platformë, të bëhet një lloj plani i strukturuar. Është po ashtu shumë e rëndësishme që të gjendet një mënyrë e përshtatshme e komunikimit që ta kapërcejnë këtë lloj varësie.

Radio Evropa e Lirë: Së fundi TikTok ka thënë se për përdoruesit nën 18 vjeç, do ta caktojë një limit të përdorimit të aplikacionit për një orë në ditë. A besoni që do të ketë sukses?

rinjtë që kalojnë shumë kohë në TikTok?

Irma Sadikoviq: I porosis që ta ndajnë kohën. Të kenë kohë kualitative me familjarët e tyre, të kenë kohë kualitative për të mësuar, lexuar, të bëjnë sa më shumë aktivitete në natyrë, sa më shumë ekspozim ndaj rrezeve të diellit, sepse edhe qëndrimi para diellit ju mbush me vitaminën D, e cila ju ndihmon në përmirësim të humorit dhe minimalizim të ndjesisë së lodhjes, stresit e ankthit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Skena të pazakonta në "Big Brother", Ola e lidhur me kabllo në lot! Gjesti e tërheq nga pas

Përplasjet mes Gjestit dhe Olës në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 vazhdojnë të intensifikohen, duke sjell&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Vdes në moshë të re gjyqtari i futbollit kosovar

Ka vdekur gjyqtari i futbollit, Rilind Berisha.Berisha ka vdekur të hënën, tha Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ...

Liga Premier akuzon FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me zgjerimin e Kupës së Botës për Klube

Liga Premier e ka akuzuar FIFA-n se ka shkuar “shumë larg” me Kupën e Botës për Klube të zgjeruar këtë ...

Plisat e quajnë akt anti-kombëtar bashkëpunimin Shqipëri-Serbi

Tifo-grupi më i madh në shqiptari, “Plisat” kanë bërë një reagim pas Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) e ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate