9/17/2025 7:04:04 PM

Fiku, vlerat ushqyese të tij

Duhet të lexoni

Fiqtë janë ndër frutat më të veçanta dhe të preferuara të verës.

Gjenden shumë pak në treg, vetëm në fillim dhe në fund të kësaj stine.

Kjo i bën ata shumë të dëshirueshëm për këdo dhe gjatë kohës kur piqen, konsumohen çdo ditë.

Megjithëse në dukje kjo nuk duket si një zgjedhje e keqe, pasi fiku është i pasur në vitamina dhe minerale, konsumimi i tepërt i tyre mund të sjellë disa komplikime në organizëm.

Më poshtë gjeni të listuara të gjitha efektet negative që mund të shkaktojë konsumimi i tepërt i tyre.

Efektet në stomak

Fiqtë janë një burim i mirë fibrash dhe rekomandohen për të zgjidhur shumë probleme në organizëm.

Duke filluar që nga konstipacioni deri te mbipesha.

Gjithsesi pavarsisht të mirave që i dhurojnë organizmit, frutat e ëmbla të verës mund të jenë agresivë ndaj stomakut tuaj.

Kjo ndodh pikërisht sepse përmbajnë shumë fibra, të cilat interferojnë në mirëfunskionimin e organizmit.

Duke ju shaktuar ndjesi rëndese dhe dhimbje të stomakut.

Nëse ndjeni dhimbje stomaku pasi keni ngrënë fiq, mjafton të pini disa gota me ujë të ftohtë për ta qetësuar atë.

Shkakton fryrje

Dhimbja e stomakut nuk është i vetmi problem që shkakton konsumimi i tepërt i fiqve.

Kjo frutë mund të shkaktojë edhe një sërë problemesh të sistemit tretës, siç janë fryrjet e barkut apo gazrat.

Mënyra më e mirë për të shpëtur nga ky problem është të konsumoni një sasi të limituar fiqsh deri në 2-3 në ditë.

Gjithnjë mos harroni të pini shumë ujë të ftohtë, në mënyrë që të qetësoni çdo efekt që ato mund t’ju japin.

Efektet në lëkurë

Fiqtë janë një ndër frutat më të mira për të kuruar shumë sëmundje kronike të lëkurës.

Kjo pasi përmbajnë sasi të madhe antioksidantësh, të cilët frenojnë radikalet e lira.

Për rrjedhojë mbajnë rininë dhe shëndetin e lëkurës për vite me radhë.

Gjithsesi konsumimi i tepërt i tyre mund ta bëjë lëkurën tuaj më të ndjeshme, e sidomos ndaj diellit dhe rrezeve të dëmshme ultra violet.

Duke e bërë lëkurën më të ndjeshme dhe më delikate ndaj diellit, ajo do të ketë tendencën të rrudhet, njolloset dhe plaket më shpejt.

Prandaj nëse konsumoni shumë fiq, kujdesuni të mbroni sa më shumë nga dielli lëkurën tuaj.

Dëmton sistemin tretës dhe mëlçinë

Një ndër efektet më madhore anësore të fiqve nis nga sistemi tretës.

Kjo pasi duke qënë të pasur me kokrriza të vogla në brendësi të tyre, janë të vështirë për t’u tretur dhe larguar nga trupi.

Këto fara mund të jenë të dëmshme edhe për mëlçinë nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Ndikimi në kocka

Konsumimi i tepërt i fiqve ka një ndikim negative edhe në kocka për shkak të okslataeve që janë prezente në këtë frutë.

Oksalatet janë një lloj kripe që redukton kalciumi në trup, duke dobësuar kështu edhe kockat.

Fiqtë nuk rekomandohet të konsumohen nga personat që vuajnë nga sëmundje të kockave, si osteoartriti, apo artriti.

Gjithashtu fiqtë janë të dëmshëm për personat që vuajnë nga veshkat, gratë shtatëzanë apo lehonat. Për shkak të disa mineraleve që përmbajnë, të cilat mund të kthehen në një problem për organizmin.

Megjithëse çdo organizëm regaon ndryshe ndaj ushqimeve të ndryshme, mundohuni të mos e teproni me sasinë e fiqve që do të konsumoni.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate