12/21/2025 12:49:36 PM

Molla t’pjekuna n’furrë me kanellë dhe arra, për vikendet e papara

Duhet të lexoni

 1 mollë n’ditë, i thotë doktorrit ik, e thonë tashma edhe shkencëtarët, pikërisht sepse molla njihet për vetitë ushqyese dhe vitaminat që përmbanë. E edhepse mollën si frut lehtësisht e hajmë secili prej nesh, jo çdoherë na hahet si e tillë. Andaj edhe i patëm mbledhë 6 recetat ma t’shijshme me mollë – e sot po ja bashkangjesim kësaj liste edhe nji super recetë t’mirë, t’shijshme e t’lehtë.

Mollë, arra e kanellë bahen bashk n’recetën tonë t’radhës për me t’lumtunu e me ta ofru nji super shije me secilën kafshatë. E krejt çka t’duhet janë disa molla e pak harxh si dhe me i ndjekë 3 hapa t’thjeshtë e që e dëshmojnë se për me dal diçka e mirë, nuk ka nevojë me qenë e komplikume e as e vështirë. Megjithatë, pa i provu vet mollat e pjekuna me kanellë dhe arra, vështirë që mundesh me na besu.

PËRBËRËSIT:

4 molla (t’prera n’gjysmë)
2 lugë gjelle gjalpë (e shkrirë)
2 lugë gjelle sirup panje (maple syrup)
½ gotë tërrshanë
½ gotë arra (t’copëtume)
½ lugë çaji kanellë
Salcë karameli për servim – Opsionale
Akullore e vanillës për servim – Opsionale

HAPI 1:

MOLLA T’PJEKUNA N’FURRË ME KANELLË DHE ARRA – HAPI 1, FOTO: FEELGOODFOODIE

Fillimisht nxeje furrën n’200 C. Pastaj n’1 enë t’madhe shto gjalpin e shkrirë, arrat e grira, kanellën, sirupin e panjës dhe tërrshanën e përziji t’gjitha mirë.

HAPI 2:

MOLLA T’PJEKUNA N’FURRË ME KANELLË DHE ARRA – HAPI 2, FOTO: FEELGOODFOODIE

Mollave t’prera n’gjysmë largojau pjesën e farrave dhe gërryje mesin e tyre pak me lugë, që me e kriju nji “gropë” n’to. Vendosi gjysmat e mollëve n’tepsi dhe shto nga 1-2 lugë gjelle prej miksit me arra e kanellë.

HAPI 3:

MOLLA T’PJEKUNA N’FURRË ME KANELLË DHE ARRA – HAPI 3, FOTO: FEELGOODFOODIE

Shtini mollat me u pjekë n;furrë për 30 minuta. Ule pastaj temperaturën n’150 C dhe pjeku edhe për 10 minuta t’tjerë. Largo tepsinë dhe servo.

REZULTATI:

MOLLA T’PJEKUNA N’FURRË ME KANELLË DHE ARRA, FOTO: FEELGOODFOODIE

Vendosi mollat n’pjatë e shto sipër karamel t’shkrirë dhe nga 1 kugëll akullore po deshe e shijoje menjiherë këtë ambëlsinë super t’shijshme. Mos harro me ja qitë vehtes nji filxhan çaj me xhenxhefil dhe shafran, ose kafe e shijoje n’qetësi këtë super-ambëlsinë.

- ADVERTISEMENT -

E nëse je n’kërkim t’recetave t’lehta e t’shpejta t’deserteve, veçanarisht për rastet kur pret mysafir e ke qejf me i impresionu me aftësitë e tua t’gatimit, por pa u lodhë shumë – atëherë ta rekomandojmë me e përgatitë “Lava Cake” – t’cilin e ke hazër brenda 15 minutave. Shijo! /katror.info/

Ky artikull është përgatit’ nga Kaltrina Zhushi. Për me pa receta të mira dhe te shëndetshme, mundeni me e vizitu blogun e saj në Instagram @gurmaneria

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate