12/21/2025 7:11:18 AM

Mos e lejoni që stresi dhe lodhja të ‘zaptojnë’ marrëdhëniet tuaja seksuale! Ja çfarë të bëni në të tilla raste!

Duhet të lexoni

Shumë njerëz e kanë punën më të madhe me menaxhimin e stresit lidhur me ushqimin, me alkoolin, aktivitetin fizik etj., por edhe seksi është një mënyrë mjaft e mirë për ta larguar stresin dhe lodhjen. Problemi është se ato mund të largojnë dëshirën për të pasur një jetë të shëndetshme seksuale.

Mes punës, familjes dhe shumë angazhimeve të tjera në jetë, seksi bie në fund të listës së gjërave që duhen bërë gjatë ditës. Edhe kur stresi bëhet pjesë e rutinës, çiftet shpesh janë shumë të lodhur, ndaj edhe kontaktin fizik fillojnë që ta rrallojnë, aq sa pohojnë se seksi është gjëja e fundit që u shkon në mendje të bëjnë.

Por nuk duhet të jetë kështu. Ja cilat janë disa gjëra që duhet t’i mbani në mendje për të pasur një jetë seksuale pa stres. Edhe nëse në fund të ditës ndihesh i lodhur.

Mos prisni deri në fund të ditës për të bërë seks

Përpiquni të gjeni mënyra alternative për ta shijuar kënaqësinë e seksit. Në vend që të prisni orën 23:00 ose edhe më vonë, kur jeni të dërrmuar dhe doni vetëm të flini, konsiderojeni mëngjesin e hershëm ose edhe dushin para se të dilni për punë për seks.

Mos e lini mënjanë dëshirën seksuale

Kjo nuk do të thotë që të bëni seks sa herë të jeni në qejf. Por do të thotë që duhet t’i mbani në konsideratë idetë e lojërave para seksit duke përfshirë puthjet dhe ngacmimet trup me trup gjatë ditës. Edhe nëse ato nuk përfundojnë në seks, tërheqja mund ta mbajë gjallë dëshirën.

Kujdesuni për shëndetin

Është shumë e thjeshtë për t’u kthyer tek ushqimi apo tek alkooli, apo edhe në substanca të tjera për t’u rehatuar nga stresi, por duke i bërë këto, thjesht do ta largoni më shumë dëshirën seksuale. Ndaj, menaxhojeni stresin duke u kujdesur për shëndetin. Bëni shpesh ushtrime fizike, ushqehuni mirë dhe mbajeni gjithmonë shëndetin prioritet. Seksi është një pikë shumë e rëndësishme e mënyrës së jetesës. Jo vetëm sepse të bën të djegësh kalori dhe të nxjerrësh toksinat nga trupi, por të bën të ndihesh më mirë, duke ta larguar stresin. /TAR/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate