12/18/2025 6:43:12 AM

Qeveria shpenzoi më shumë para në çerekun e fundit të 2022-ës

Duhet të lexoni

Në tre muajt e fundit të vitit të kaluar, tetor-dhjetor 2022,  të hyrat e përgjithshme  qeveritare, ishin 732.1 milionë euro, duke shënuar kështu një rritje në krahasim me tre mujorin e njëjtë të vitit 2021, që kishin vlerën e 621.1 milionë euro.

ASK tregon se cilat kush janë kontribuuesit më të mëdhenj të këtyre të hyrave.

“Pjesën më të madhe të të hyrave e për bëjnë: tatimet në produkte (67.0%) të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura (13.0%);  aktivet dhe detyrimet financiare (11.0%); pagesat për prodhimet jo-tregtare (4.0%); ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.”-thuhet në komunikatë.

Mbi 966 milionë euro shpenzime

Në anën tjetër, shpenzime e përgjithshme qeveritare, sipas ASK-së,  në tremujorin e katër 2022 ishin 966.5 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, për të njëjtën periudhë të vitit 2021 që ishin 822.6 milion Euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 19.0 për qind, subvencionet me 18.0 për qind, kompensimi i punëtorëve me 18.0 për qind, formimi i kapitalit bruto me 15.0 për qind, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve.

Sipas të dhënave, në tremujorin e fundit të vitit 2022, vërehet se shpenzimet ishin më të larta në krahasim me tremujorët paraprak të të njëjtit vit.

TM1- 2022 TM2- 2022 TM3- 2022 TM4- 2022
459.7 mil.€ 581.7 mil.€ 615.9 mil.€ 966.5 mil.€

Këto të dhëna u bënë të ditura nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) me publikimin  “Llogaritë Qeveritare në bazë tremujore (TM4 2022). Ky publikim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe.

Grafika_Shpenzimet qeveritare_Burimi_ASK


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate