12/28/2025 12:20:26 PM

Zgjerimi i BE, Këshilli i Evropës miraton konkluzionet: Të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë

Duhet të lexoni

Këshilli i Evropës ka miratuar konkluzionet për vendet kandidate dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Për Shqipërinë, Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformës së BE-së, që i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në.

Këshilli po ashtu pret me padurim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë sa më shpejt që e mundur, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli.

“Këshilli përshëndet vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret që të mbajë sa më shpejt konferencën e parë ndërqeveritare me Shqipërinë, pas miratimit të kuadrit negociator nga Këshilli”, thuhet ndër të tjera në konkluzionet për Shqipërinë.

Këshilli po ashtu vëren se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ishin përgjithësisht të organizuara mirë dhe kujton se këto zgjedhje u mbajtën në bazë të kuadrit të ri zgjedhor pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Gjithashtu, Keshilli i Evropës inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR.

DIALOGU POLITIK

Këshilli nënvizon se “dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst”, ndërsa mirëpret rikthimin e opozitës në parlament. Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht duke zbatuar reformën gjithëpërfshirëse në drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe duke forcuar luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

FUNKSIONIMI I GJYKATES SE LARTE

Këshilli mirëpret që Gjykata e Lartë ka rifilluar funksionimin pasi ka rifituar një kuorum të mjaftueshëm për të ecur përpara në gjykimin e çështjeve, ndërkohë që emërimet e mëtejshme duhet të vazhdojnë për të plotësuar të gjitha vendet vakante të mbetura. Këshilli gjithashtu mirëpret që Gjykata Kushtetuese rifitoi funksionalitetin e plotë përmes emërimeve shtesë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate