12/17/2025 3:26:41 PM

Ish-kongresmeni amerikan Hall me letër emocionale krerëvë të UÇK-së në Hagë

Duhet të lexoni

Pak javë pasi vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë, ish-kongresmeni ambasadori i SHBA-së, Tony Hall, në prag të përvjetorit të 15-të të pavarësisë së Kosovës u ka shkruar një letër krerëve të UÇK-së në Hagë.

Në letrën e tij, ambasadori Hall, duke iu referuar krerëve të UÇK-së si vllezër, ka shkruar se që kur i ka vizituar për herë të fundit, nuk ka reshtur së luturi për ta.

“Shumë nga anëtarët e familjes suaj më kanë kontaktuar në ditëlindjen time me përshëndetje dhe falënderime të mrekullueshme. Ishte vërtet emocionuese për mua”, ka shkruar Hall.

Ish-ambasadori i Kosovës në Japoni, Ahmet Shala, javë më parë së bashku me kongresmenin amerikan Tony Hall, kishin vizituar në Hagë ish-krerët më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo është letra e plotë e ish-kongresmenit dhe ambasadorit amerikan, Tony Hall derguar krerëve të UÇK-së:

Vëllezërit e mi,

Që kur ju kam vizituar për herë të fundit, nuk kam reshtur së luturi për ju. Shumë nga anëtarët e familjes suaj më kanë kontaktuar në ditëlindjen time me përshëndetje dhe falënderime të mrekullueshme. Ishte vërtet emocionuese për mua.

Këtë mëngjes po lexoja disa vargje nga shkrimet e shenjta dhe mendova se mund të ishin të dobishme dhe inkurajuese edhe për Ju. Psalmi 145:18 “Zoti është pranë të gjithëve, pranë të gjithë atyre që besojnë në të vërtetën e Tij”. Dhe Isaia 41:10 “Prandaj mos kini frikë, sepse unë jam me ju; mos u trembni, sepse unë jam Perëndia juaj. Unë do t’ju forcoj dhe do t’ju ndihmoj; Unë do t’Ju mbështes me dorën time të drejtë të djathtë.”

Gjithandej shumë njerëz luten dhe mendojnë për ju. Dhe Zoti me të vërtetë mendon për ju dhe ju do Juve.

Me hirësi e mëshirë,

Miku dhe vëllai juaj,

Tony Hall

Shkurt 2023


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate