Sipas Policisë, dy persona janë vetëvrarë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, shkruan Gazeta Metro.
Dje rreth orës 11:30 në Prishtinë, është raportuar se viktima mashkull kosovar në rrethana ende të panjohura është vetëvrarë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pa jetë për Obduksion. Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa në Fushë Kosovë, dje gjatë orës 22:45 raportohet se viktima femër kosovare ka rënë nga një objektit banesor.
Njësiti policor përkatëse kanë dalur në vendin e ngjarjes, së bashku me ambulancën mjekësore ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin me vendim të prokurorit inicohet rasti si më lartë. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Obduksion IML. /gazetametro.net