12/17/2025 3:32:45 PM

Shtrenjtimi i rrymës, ZRRE: Më 31 mars hynë në fuqi tarifa me rritje 14%

Duhet të lexoni

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, ka konfirmuar se tarifat e reja të energjisë elektrike që pritet të jenë më të shtrenjta për 14 për qind, do të hyjnë në fuqi nga 1 prilli i këtij viti, deri më 31 mars të vitit 2024, shkruan Gazeta Metro.


Fejzullahu tha se sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind.

“Tarifat e reja do të hynë në fuqi më 1 prill 2023 dhe do të jenë në fuqi deri më 31 mars 2024. Sipas raportit konsultativ që ende nuk është final, propozimi nga stafi i ZRRE-së është që rritja e nevojshme për reflektimin e kostos së sistemit të jetë rreth 14 për qind”, është shprehur ai për indeksonline.

Fejzullahu ka shtuar se rritja e përqindjes në 14, nëse konvertohet në euro, i bie rreth 50 milionë euro shtesë të nevojshme në sistem në raport me tarifat aktuale.

Sipas tij, kërkesa e KED’-it ka qenë për rritje 55 për qind.

Kujtojmë që nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës i ka subvencionuar të gjithë qytetarët që shpenzojnë më pak energji elektrike në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Secili konsumator që kursen së paku 5% të faturës, përfiton subvencion sa dyfishi i përqindjes se kursyer.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë më 3 shkurt se nga këto subvencione, kanë përfituar mbi 200 mijë familje.

Autoritetet e Kosovës, qysh në muajt e verës, u kanë bërë thirrje qytetarëve që ta kursejnë rrymën, për shkak të krizës globale energjetike, të cilën e ka thelluar lufta e Rusisë në Ukrainë.

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, ministrja e Ekonomisë e Kosovës, Artane Rizvanolli, ka publikuar Draft-Strategjinë e Energjisë për vitet 2022-2031, e cila parasheh rritjen e kapaciteteve për prodhim të energjisë së ripërtërishme në Kosovë.

Sipas Rizvanollit, synim është që pas dhjetë vjetësh, 35 për qind e energjisë elektrike të gjenerohet nga burimet e ripërtërishme. Kjo, sipas autoriteteve, do të ofrojë edhe siguri në furnizim, edhe stabilizim në çmime./gazetametro.net

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate