12/18/2025 7:31:17 PM

Musliu përplaset me Kurtin: Ti je tut edhe në luftë, je veteran mercenar

Duhet të lexoni

Deputetja e opozitës theksoi se është krenare për çdo vendim që ka marrë në parlament dhe e ka quajtur atë ‘frikacak’.

“Ti je tut edhe në luftë, e din. Të kanë thënë në Qirez, merre automatin, hajde e ke moshën, hyn atje në luftë, ti ke ik ke thënë ‘po shkoj një herë deri në Prishtinë se i kam disa punë atje, e tani kthehem’. Edhe nuk je kthyer më kurrë, se je frikacak. Ka dëshmitarë që kanë qenë me ty, ti nuk ke guxuar automatin me kap në luftë. E sot na shitesh këtu veteran mercenar”, tha ajo.

Duke i kujtuar Musliut votën e saj pro “Zajednicës”, në replikën e tij, kryeministri Albin Kurti tha se njeriu nuk duhet të jetë krenar për gjithçka në jetë.

“Unë nuk besoj që deputetja Musliu, me gjithë respektin dhe vlerësimin, duhet të jetë krenare me atë votim. Njeriu nuk duhet të jetë krenar me bash gjithçka që ka bërë në jetë, se kur je krenar me gjithçka bëhet e dyshimtë krenaria. Nuk do të duhej 27 qershori i 2013 me qenë ditë e krenarisë për deputeten”, i tha Kurti Musliut.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shfaqur edhe një video të mëparshme të Kurtit, ku kishte folur për negociatat me Serbinë. Ajo shtoi se i njëjti ka fshirë shumë të tilla, por tha se shumë prej tyre kanë mbetur.

“Pata me thënë shumë gjëra sot, po sinqerisht nuk po e di cilit Albin me i fol dhe cilit Albin me i bë pyetje. A me i bë pyetje atij Albinit, shokut e Astrit Deharit, Mon Bolajt, e Arben Xheladinit. A t’i bëjë pyetje këtij Albinit me xhipa të zi, i hekurosur, me kollare, me ka 30 truproje e kështu me radhë. Më mirë është me i bë pyetje këtij të hekurosnit këtu edhe me i thënë allahile a po të vjen marre kur po e dëgjon vetën? Mua më kishte ardhur marre kur e kisha dëgjuar vetën kështu. A po të kujtohet Albin kur vishe edhe i qoshe krahët si shqiponjë edhe thoshe ‘Po mbani seanca natën, po tutni prej popullit, prej kujt po ikni’. Çfarë po bën sot Albin, dreqi të të hajë, nuk e le asnjë qershi pa e hëngër. Asnjë qershi nuk donë me e lënë. Pse bre Albin? Ah, bre Albin, Albin, mos qofsha në lëkurën tënden ”, ka thënë ajo.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate