12/20/2025 12:20:23 PM

Stano: Kurti dhe Vucici e kanë pranuar tekstin e Marrëveshjes

Duhet të lexoni

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri Peter Stano ka thënë se të liderët e Kosovës dhe Serbisë janë pajtuar për të pranuar propozimin e BE-së, dhe se nuk kishte pritje që atë ditë ai tekst të nënshkruhej.


Stano i bëri këto komente duke iu përgjigjur pyetjeve rreth dilemave se a e kanë pranuar apo jo Kosova dhe Serbia marrëveshjen për normalizimin e raporteve në takimin e 27 shkurtit, pasi presidenti i Serbisë nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Vuçiq ka thënë se ai nuk ka dashur ta nënshkruajë pasi aty është pika e cila kërkon edhe që Serbia të mos kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare,e kjo nënkupton edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk kam çka të shtoj por vëtëm të përseris tekstin e deklaratën që e ka dhënë përfaqëusesi i lartë (Josep) Borrell, me të cilën janë pajtuar të dy liderët. Nuk do të hyjmë në komentime të secilës deklaratë, apo secilit interpretim në rajon rreth asaj se për çfarë janë pajtuar. Kjo është shumë e qartë nga teksti“, ka thënë Stano.

Duke iu referuar refuzimit që ai tekst të nënshkruhet nga palët ai tha se “nuk ka qënë çeshtja e nënshkrimit, por diskutimet për propozimin për të cilin u pajtuan të dyja palët, se nuk ka më nevojë për diskutime shtesë rreth këtij propozimi evropian, i cili tash është shëndrruar në marrëveshje për rrugen drejt normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë“.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të hënën mbrëma, pas takimit, kishte thënë në Bruksel se ai ishte i gatshëm të nënshkruante këtë marrëveshje menjëherë, por presidenti i Serbisë nuk ishte i gatshëm.

Presidenti i Serbisë ndërkaq ka thënë në një intervistë në një televizion të Serbisë se ai vërtetë nuk ka dashur ta nënshkruajë këtë marrëveshje. Vuçiq ka folur më shumë për planin e implementimit.

Burimet në BE kanë thënë se plani i implementimit mendohet të jetë pjesë përbërëse si aneks i marrëveshjes, prandaj, kur të dakordohet ai plan, do të duhej edhe të nënshkruhet marrëveshje me aneksin si pjesë të saj.

Zëdhënës i BE-së, Stano, ka thënë se diskutimet për planin e implementimit do të vazhdojnë.

“Po ashtu kemi thënë qartë se kuptojmë se punë e mëtejme do të vazhdojë kur është fjala për diskutimet për implementim dhe të sigurojmë se do të ketë hapa konkretë në rrugën drejt normalizimit të raporteve“, ka thënë Stano.

Edhe në BE kanë konfirmuar se planifikojnë që takimi i radhës në nivel të lartë, pra mes kryeministrit të Kosovës, Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Vuçiq, të zhvillohet në Ohër në Maqedoninë e Veriut me 18 mars.

Ndërkohë, pritet që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Miroslav Lajçak të ketë takime në Prishtinë dhe Beograd për t’i përafruar qëndrimet rreth planit të implementimit./REL

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate