12/17/2025 6:15:41 AM

Në një shoqëri të bigbrotherizuar, këto do të ndodhin!

Duhet të lexoni

Nga Mira Kazhani

Tre gra u vranë! Dy në Paskuqan dhe një në Kamëz. Dy të tjera u plagosën. Nuk ka rëndësi çfarë përfaqësonin e çfarë i lidhte me killerin e tyre. Një martesë, një koinçidencë etj., etj..

Gra që mbrëmjen e shkuar kanë shtruar tavolinën, kanë fikur televizorin dhe nuk di nëse kanë fjetur të qeta, por me siguri asnjëra nuk mund ta dinte se ishte nata e fundit me yje.

Po pse vazhdojnë të vriten gratë nga burrat? Mentaliteti! Edhe pandëshkueshmëria po ashtu. Po kjo fjala pandëshkueshmëri sikur e ka bërë kaq të pajetë kauzën, sikur e ngurtëson brenda një salle gjyqi dhe e le aty.

Politika penale nuk mjafton; Nëse nuk i trajtojmë në themel rrënjët e krimit ndaj gruas! Nëse nuk luftojmë mentalitetin dhe botëkuptimin tonë si shoqëri!

Nuk zgjidhet veç me drejtësi sado që na konvenon që disa gjëra t’ua lëmë ligjeve, apo disa burrave e grave atje lart!

Një pyetje në vend të shembullit konkret: Kuotat e grave në politikë a thua pas kaq shumë vitesh e bënë misionin atyre? Edhe vetë gratë e kuotave nuk kanë bërë dot asgjë për ta emancipuar shoqërinë. Ndoshta as veten.

Ne sot nuk jemi një shoqëri normale. Jemi të polarizuar, të bigbrotherizuar, mes rrokaqiejve, makinave të luksit, shtëpive e pushimeve me një foto të bukur në Instagram përballë varfërisë, të dobtëve, të dhunuarve, të papunëve, të pashpresëve, por që kanë sy në ballë. Jetojmë të gjithë në një perimetër duke u parë në sy, duke u krahasuar, duke u karikuar.

Për këtë të fundit jep një dorë retorika e dhunshme në jetën publike, që bashkë me polarizimin dhe jetën në realitete alternative pjellin veç krim.

Si luftohet një mentalitet?

1- Me tekstet në shkolla

2-Me tregun e punës

3-Me drejtësi e përgjegjësi publike/politike

Për këtë të fundit mjafton ky shembull i ditës. Në Greqi ministri i Infrastrukturës la detyrën. Sigurisht që ai s’ka faj kur dy trena përplasen, por shoqëria do shembuj dhe mesazhe përgjegjësie politike.

Kur këto elementë të marrin formë mund të jemi gati të flasim për kauza të tjera shumë të rëndësishme, por, siç më tha bukur e sinqertë një këngëtar i brezit të ri para dy javësh në podcastin që bëj, kemi një lumë të madh për të kaluar tek temat e “Italisë”.

E merrni me mend se sa shumë tema ka që po t’i përmend në këtë shkrim do harrojmë gratë që u vranë, gratë që vriten, dhunën që s’po e mposhtim dot e prej së cilës dalin pambarimisht mbrapshtësi.

Ne jemi vonë, por më mirë vonë se kurrë!

Gazeta Tema

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate