12/27/2025 6:37:35 PM

Basha: Berisha vegël e Edi Ramës dhe qesharak, unë do t’a thyej ”Trekëndëshin e Bermudës”

Duhet të lexoni

Kryedemokrati Lulzim Basha e cilësoi Sali Berishën veglën e Edi Ramës për të marrë peng Partinë Demokratike. Basha tha se Berisha po e përfundon karrierën politike si person non grata nga SHBA. Ai tha se ka bërë përpjekje për t’i shpëtuar fytyrën nga shpallja non grata.

“Një pas një brinjët do u bihen dhe Partia Demokratike do çlirohet. Çdo demokrat qejfmbetur me mua mund të japë kontributin për ta bërë këtë parti edhe më të fortë. Këtë forcë, nuk do marrë dot peng Edi Rama duke përdorur Sali Berishën si veglën e tij.

 

Berisha po e përfundon karrierën e tij politike si një njeri non grata i SHBA-ve. E ka tmerruar këshilli Kombëtar i djeshëm. Kemi bërë përpjekje për të shpëtuar fytyrën tënde nga non grata. Tani hiq dorë duke qenë një tub oksigjeni për Edi Ramën. Çliroji ata demokratë që i ke manipuluar që të vijnë në Kuvend më 18 Dhjetor’.

 

“S‘mund të mos shpreh keqardhjen time për rënien kaq poshtë të Berishës. Ky vit sdo përsëritet më kurrë, PD është e vendosur të lërë të kaluarën pas. Kemi ecur me gjyle nëpër këmbë, me hipoteka, por tani jemi të çliruar këto hipoteka qenkan të përbashkëta të trekëndëshit të bermudës, në brutalizimin e përbashkët me të njëjtin narrativë me të njëjtat gënjeshtra që hedhin njësoj të 3 protagonistët e trekëndëshit të bermudës por kjo as nuk e ndal  as nuk e ngadalëson fundin e  tyre por kjo na bën më të fortë të përshpejtojmë.

Aksioni ynë do të vazhdojë i plotë. Edi Ramës i them na ke patur dhe do na kesh përballë deri në ditën tënde të fundit. Me të gjitha format dhe mënyrat me aksionin tonë opozitar . Berishës i them me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve me tragji-komedinë tënde, i kthyer në një tub respirator për Ramën s’ia ke dalë, përveçse je bërë qesharak, në vend që të tërhiqeshe për të mbajtur respektin e demokratëve. Pjesë të tjera të trekëndëshit të bermudës iu them  se nuk keni asnjë shans ta mbani Shqipërinë kështu pa gjykata, pa polici, pa prokurori. Brinjët e trekëndëshit të Bermudës do bien”, tha Basha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate