12/18/2025 1:25:56 AM

Plani evropian: Rumania s’luan vendi për Kosovën edhe pas dakordimit në Bruksel

Duhet të lexoni

Emisari special Miroslav Lajcak ishte angazhuar që të flasë me pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Kurti e ka pranuar se ka kërkuar një lloj garancie për ta marrë njohjen e pesëshes, pasi të ketë dakordim mes Kosovës dhe Serbisë. Rumania është një prej këtyre pesë shteteve, nga e cila Gazeta Express ka marrë një koment rreth takimit të 27 shkurtit mes Kurtit dhe Vuçiqit dhe për pozicionin e saj tani.

“Tash, në takimin e fundit që kishim më 20 janar, unë insistova që të jenë edhe pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian ato që do ta ndryshojnë qëndrimin me aktin e dakordimit, për shkak se normalizimi i plotë [i marrëdhënieve] ndihmohet pikërisht përmes njohjes nga pesëshja, e cila ende nuk i është bashkuar shumicës së shteteve anëtare të Bashkimit Evropian”.

Kështu kishte thënë Kryeministri Albin Kurti më 27 janar, para se ai ta pranonte propozimin evropian për normalizimin e raporteve, siç ia kërkonin zyrtarët evropianë dhe amerikanë.

Në përpjekje e sipër për ta marrë një “po” për propozimin evropian, emisari special, Miroslav Lajcak, menjëherë vizitës në Prishtinë, ka nisur takimin e përfaqësuesve të pesë shteteve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën.

Tani që Kosova dhe Serbia e kanë pranuar propozimin evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Gazeta Express ka pyetur Greqinë, Spanjën, Rumaninë, Qipron dhe Sllovakinë, nëse kanë ndryshuar qëndrimet e tyre karshi Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rumanisë thotë se ky shtet e ka mirëpritur vullnetin për kompromis që e kanë treguar Kurti dhe Vuciq dhe e përkrah dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për të arritur paqe mes vete.

“Rumania përkrah plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si kanalin kryesor për një normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës, që mund të sjell paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon” thekson MPJ e Rumanisë.

“Ne mirëpresim vullnetin për kompromis, të dëshmuar nga liderët nga Beogradi dhe Prishtina, gjatë takimit të tyre në Bruksel, më 27 shkurt. Ne shprehim shpresën që negociatat në vazhdim për aneksin e marrëveshjes së pranuar do të sjellë shpejt rezultate dhe zbatimi mund të fillojë”, shtojnë më tej rumunët.

Megjithatë, Rumania mban qëndrimin e vet kundër pavarësimit të Kosovës, të cilin e konsideron “të njëanshëm”.

“Siç mund ta dini, Rumania nuk e ka njohur deklarimin e njëanshëm të pavarësisë së Kosovës dhe qëndrimi ynë mbetet i njëjtë. Sidoqoftë, pa paragjykuar qëndrimin tonë kombëtar mbi statusin e Kosovës, Rumania ka pasur qasje konstruktive, duke përfshirë marrëveshjet mbi bashkëpunimin rajonal, nënshkrimin e ASA, liberalizimin e vizave apo çështje të tjera”.

Në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e pesë vendeve të BE-së, më 17 shkurt, Lajcak e ka takuar ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Bogdan Aurescu, për të folur rreth dialogut Kosovë-Serbi.

Duke e cilësuar si “takim shumë të mirë”, Kryediplomati rumun shkroi se “Rumania e përkrah fuqishëm emisarin e BE-së në përparimin e dialogut dhe i inkurajon përpjekjet për paqe dhe siguri të qëndrueshme në rajon”.

Pas takimit të 27 shkurtit, ka pasur reagim edhe nga Sllovakia dhe nga Greqia.

Kreu i diplomacisë sllovake, Rastilav Kacer ka thënë se e mirëpret faktin që kryeministri i Kosovës dhe presidenti serb, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të vazhduar me implementimin e propozimit të BE-së. Kacer thotë se tashmë është e nevojshme që të bëhet punë shumë e madhe dhe ka shprehur përkrahjen e Sllovakisë për Josep Borellin dhe Miroslav Lajcakun për aktivitetin që do të kenë në vazhdim.

“Gëzohem që dëgjoj lajme pozitive nga Brukseli. Përshëndes gatishmërinë e shprehur të presidentit të Serbisë Aleksander Vuciq dhe kryeministrit Albin Kurti  për të vazhduar me zbatimin e Propozimit të BE-së. Duhet punë e madhe tani. Mbështetja jonë është për Borell dhe Lajcak në punën që bëjnë në emër të BE-së”, ka shkruar Kacer.

Ish-kryeministri i Greqisë, George Papandreou ka reaguar për zhvillimet e djeshme në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Progresi i arritur në dialogun Beograd-Prishtinë është një zhvillim pozitiv për ndërtimin e besimit në rajonin tonë. “Marrëveshja e mbështetur nga BE-ja për rrugën drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” do të kontribuojë për paqen, sigurinë dhe do t’i japë shtysë të re anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor në BE”, ka shkruar ai.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate