12/28/2025 1:44:04 PM

46-vjeçares i presin këmbë e duar, gjasme se kishte tumor. Më pas diagnoza rezultoi e gabuar, gafa fatale e mjekëve

Duhet të lexoni

Këmbët dhe krahët e amputuar pas operacionit për një diagnozë të gabuar të kancerit. Rilindja falë ndihmës së Bebe Vios, e cila e ndihmoi të gjente protezën më të mirë për të dhe i dha mbështetje psikologjike. Një histori e pabesueshme ajo e Anna Leonorit, 46 vjeçe, nga Terni i Italisë, nënë e dy djemve, e cila sot, pas katër vitesh përballet me odisenë e gjyqit.

“U detyrova të rijetoja sprovën time, të bëja një vizitë para rreth 15 ekspertëve. E gjitha kjo në pritje për të pasur drejtësi për dëmet që kam pësuar. Ajo që më dhemb është se spitali i Ternit, qytetit im, nuk më ka thirrur as për t’u vizituar gjatë gjithë këtyre viteve”.

Leonori sapo është kthyer nga kontrolli mjekësor i urdhëruar nga gjykata civile në kuadër të vlerësimit teknik parandalues. Paneli i ekspertëve do të duhet të prononcohet për dëmet e pësuara nga Anna, e cila prej një viti, falë këshillave të kampiones Bebe Vio, përdor protezat e gjeneratës së re të blera falë shumë njerëzve zemërmirë.

Chi scrive non muore mai: La storia di Anna Leonori, senza arti per il  cancro

Për kalvarin që çoi në humbjen e këmbëve dhe krahëve të Anës u vu në pikëpyetje profesionale spitali "Santa Maria" në Terni, spitali “Regina Elena” në Romë dhe “Romagna Ausl”. Avokatja Françeska Abbati përcolli kërkesën për dëmshpërblimin e dëmit të pësuar nga gruaja, nënë e dy djemve 13 dhe 17 vjeç, pranë strukturave që e trajtuan.

Një procedurë e pasuksesshme, deri në atë pikë sa Abbati dhe kolegia e tij, Simona Leonelli, u detyruan t’i drejtohen gjykatës civile.

“Protezat shumë të shtrenjta të blera falë mbledhjes së fondeve të shoqatave vullnetare dhe private më kanë ndryshuar jetën, – thotë Anna. – E di mirë që nuk do të kem më autonomi, por më kanë kthyer një minimum dinjiteti në jetën e përditshme.

Përditshmëria përbëhet nga shumë gjëra, disa nuk do t’i bëj dot më vetëm, të tjera falë protezave po. Problemi është se ato përkeqësohen dhe janë të garantuara vetëm për dy vite. Nevoja për të pasur kompensim për atë që kam vuajtur nuk është një trill. Unë jetoj çdo ditë me shqetësimin se mund të thyhet një copë, çka do të më detyronte të kthehesha në një karrige me rrota”.

Sprova nisi në vitin 2014, kur Anna mori diagnozën e tmerrshme, atë të një tumori malinj që kërkon kirurgji invazive. Ajo shkoi diku tjetër, u operua në Romë me heqjen e mitrës, vezoreve, 40 nyjeve limfatike dhe fshikëzës.

Amputate braccia e gambe per un tumore: la diagnosi è sbagliata

Histologjia do të tregonte se nuk ishte një tumor. Që atëherë, për 4 vite infeksione, ethe, dhimbje torturuese, shtrime në spital. Deri më 7 tetor 2017, kur ajo u shtrua në spital dhe u operua për një “peritonit akut të gjeneralizuar të shkaktuar nga shpimi i fshikëzës së re”, që iu vendos pas diagnostikimit të kancerit.

Pas një muaji e gjysmë në koma të thellë, në terapi intensive, u desh transferimi në Cesena dhe realiteti i ashpër që kërkoi prerjen e këmbëve dhe të duarve. Anna ka parasysh atë që i ka thënë Bebe Vio në momentet e saj më të errëta: “Do të mësosh të lëvizësh nga një vend në tjetrin dhe në vend të këmbëve e krahëve të tu do të kesh vetëm proteza.

Do të bëni një jetë sa më afër normales që të jetë e mundur”. Ajo, e cila e përballon jetën me forcë të pabesueshme “falë fëmijëve, shtylla ime”, është vetëm në pritje të drejtësisë. “Ekspertët do të përfundojnë punën e tyre në qershor. Nuk e di si do të shkojë kjo fazë, por e di me siguri që nuk do të më heqin qafe në asnjë mënyrë. Nëse është e nevojshme, do të përballem edhe me gjyqin”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate