12/28/2025 1:51:59 AM

Rizvanolli: Vitin e kaluar u konfiskuan 600 pajisje për mihje të kriptovalutave

Duhet të lexoni

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, gjatë raportimit për punën e Ministrisë në vitin 2022 dhe planin e punës për vitin 2023, në Komisionin për ekonomi, si të arritur të vitit të kaluar e ka paraqitur ndalimin e përdorimit të energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave në veri.

Ajo ka thënë se në vitin që shkoi janë konfiskuar gjithsej 600 pajisje për mihje të kriptovalutave.“Gjatë kësaj periudhe të masave emergjente është ndaluar përdorimi i energjisë elektrike për mihje të kriptovalutave, aktivitet që zhvillohet në ekonominë e hirtë dhe mendoj që kjo ka pasur një efekt në të gjithë vendin, përfshirë këtu edhe në komunat në veri të Kosovës ku janë konfiskuar mbi 600 pajisje në tetë ferma të kriptovalutave të cilat gjatë vitit të kaluar janë shkatërruar në veri nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës”, ka theksuar Rizvanolli.

Sipas saj kjo ka bërë që konsumi i energjisë në veri të bie, raporton EO

“Kjo i ka kursyer Kosovës mbi 1 milion euro çdo vit në kursimin e energjisë dhe së bashku me luftën ndaj fermave të drogës dhe aktiviteteve të tjera ilegale në veri kemi pasur ulje të konsumit të energjisë, përderisa viteve të kaluara kemi pasur rritje prej 14 për qind për çdo vit. Janë konfiskuar 600 pajisje të kriptovalutave që i kanë kursyer Kosovës mbi 1 milion euro çdo vit. Kemi arritur mbulushmeri me internet të lartë në të gjitha vendin, gjë që është më e mira në rajon”, është shprehur Rizvanolli.

Ajo tha se sa i përket subvencionimit të faturave të qytetarëve, nga muaji shkurt 2022 deri në janar të këtij viti janë ndarë mbi 89 milionë euro.“Një pjesë e mirë e kohës ka shkuar për menaxhim të krizës energjetike, për t’i mbrojtur qytetarët dhe vetëdijesimi i tyre për të kursyer rrymën. Sa i përket subvencionimit për faturat, për periudhën shkurtë 2022 deri në janar janë subvencionuar faturat mbi 89 milionë euro. Konsumatorët shtëpiak e kanë ulur kërkesën për energji elektrike deri në 4 për qind”, tha ajo./Front Online


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate