12/27/2025 11:48:40 AM

Reuters: Kërcënohet artistja që pikturoi Kurtin dhe Vuçiqin duke u puthur

Duhet të lexoni

Ndërsa lideri i Kosovës dhe ai i Serbisë takohen të hënën për të negociuar një marrëveshje paqeje, një artiste e re nga Prishtina ka të ngjarë të vazhdojë të marrë kërcënime për një pikturë që përshkruan liderët e të dy vendeve duke u puthur.

Piktura e Ermira Muratit, e cila është 3 metra e gjatë, shfaq kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq të përqafuar, duke puthur njëri-tjetrin në buzë me sy mbyllur, transmeton Klani.

“Unë e shoh marrëdhënien e tyre si një shfaqje aktrimi…dhe të dy popujt e Kosovës dhe Serbisë, ne po shohim të njëjtin shfaqje”, tha Murati për Reuters, duke paraqitur pikturën e saj, e cila tregon të dy burrat me kostume të zeza para një sfondi të ndritshëm portokalli.

“Pavarësisht se sa të thella janë marrëdhëniet kaotike mes Kosovës dhe Serbisë, mendoj se rinia jonë e do paqen më shumë se çdo gjë tjetër.

Kurti dhe Vuçiq do të takohen në Bruksel të hënën, ku pritet të miratojnë një marrëveshje të mbështetur nga Perëndimi për normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e armiqësive.

Nëse nuk arrijnë një marrëveshje, do të përballen me izolim ndërkombëtar dhe më pak ndihmë financiare nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

“Historia regjistron puthje nga momentet e dhimbjes dhe lamtumirës. Por historia na kujton edhe puthjet e vëllazërisë dhe madje edhe tradhtinë. A do të jetë kjo një prej tyre?”, shkruan Murati në llogaritë e saj në rrjetet sociale teksa zbuloi pikturën e saj më 17 shkurt, kur Kosova festoi 15 vjetorin e pavarësisë nga Serbia.

Mijëra në rrjetet sociale postuan komente për pikturën e Muratit, ku shumica përdorën gjuhë urrejtjeje dhe disa madje kërcënuan me vdekje.

“Ti meriton një plumb,” tha një komentues.

Murati, e lindur një vit pas përfundimit të luftës në vitin 1999, njihet për thyerjen e tabuve me punën e saj artistike.

Ajo mori kërcënime vitin e kaluar kur realizoi një pikturë të ngjashme që tregonte dy burra të veshur me kostume popullore shqiptare duke u puthur në buzë si një gjest mbështetjeje për komunitetin LGBTI në Kosovë, ku shoqëria konservatore ende heziton të pranojë homoseksualët.

Murati tha se piktura e re kishte një mesazh thjesht politik dhe se ajo ishte mësuar të merrte kërcënime.

“Kjo nuk po më pengon. Në momentin që ata reagojnë ashtu siç po bëjnë, atëherë e kuptoj që mesazhi ka shkuar në vendin e duhur. Kjo po krijon një debat”.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate