12/24/2025 11:43:46 AM

Nesër Komisioni për Buxhet shqyrton emrat për guvernator, a do të ndryshojë lista?

Duhet të lexoni

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendi të Kosovës, nesër (e hënë, me fillim nga ora 13:30) në mbledhje do të bëjë shqyrtimin e listës së kandidatëve për plotësimin e pozitës së Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të dihet nëse Komisioni për Buxhet, do të bëj ndryshimin e listës apo shtimin e emrave të tjerë, duke e marrë parasysh pretendimet për shkeljet ligjore që janë bërë nga ana e Panelit përzgjedhës duke dërguar kandidatë në listë që kanë qenë me pikë të barabarta dhe duke eliminuar të tjerë në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës

.Për dyshimet në përzgjedhjen e emrave për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, edhe vetë për një letre kryetari i Komisionit së panelit përzgjedhës, Flamur Mrasori, ka shprehur dyshime se është shkelur një nga parimet bazë të Kushtetutës: Barazia para ligjit, që është një nga parakushtet për funksionim të rendit dhe ligjit e që institucionet e Kosovës, së fundi janë krenuar.

Sipas kryetarit të komisionit për vlerësimin e kandidatëve, edhe pse dy kandidatë kanë pasur vlerësim identik, emri i njërit është dërguar për votim në Kuvend, e tjetri jo.

Kjo sipas Mrasorit, përbën cenim të Parimit të barazisë para ligjit. “Propozimi që është miratuar më shumicë votash ka qenë propozimi që lista përfundimtare të përfshijë katër (4) kandidatë që t’i propozohen Kuvendit të Kosovës. Lidhur me këtë propozim, vota ime është kundër, andaj edhe parashtroj këtë mendim të ndarë”, thuhet qysh në hyrje të letrës që mban datën 30 janar 2023.

Përveç Flamur Mrasorit, i cili së fundi ka përfunduar mandatin në BQK, anëtarë të komisionit vlerësues ishin Bashkim Nurboja dhe Nora Latifi-Jashari. Bashkim Nurboja ka qenë kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Pejës dhe gjithashtu kandidat për deputet. Si Nurboja edhe Latifi-Jashari janë votuar në Kuvend nga shumica parlamentare e Vetëvendosjes.

Guvernatori i tanishëm Fehmeti Mehmeti e kandidatja Shkëndije Himaj në vlerësimin e Komisionit për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës ishin me pikë të barabarta.

Të dy u vlerësuan me nga 26 pikë të Komisionit, por, pavarësisht kësaj, vetëm njëri nga ta shkoi për në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës. Shkëndije Himaj ka pasur disa herë procedurë disiplinore me komisionet brenda BQK-së lidhur me shkelje të ndryshme që ka bërë gjatë përvojës së saj në cilësinë e Këshilltares së Lartë të Bordit Ekzekutiv për Sektorin Financiar. “Më datë 25.01.2022, znj. Himaj Zekaj i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për vitin 2021 (01 janar 2021 – 31 dhjetor 2021), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0- 1.4), që nënkupton vlerësim i dobët. Po ashtu edhe më datë 04.04.2022, znj. Himaj Zekaj, i është bërë vlerësimi i përformancës në punë për tre (3) mujorin e parë të vitit 2022 (01 janar – 31 mars 2022), ku me këtë rast është vlerësuar më notën Pamjaftueshëm (0-1.4), që nënkupton vlerësim i dobët”, thuhet në këtë raport.

Përderisa, emri i Fehmi Mehmetit nuk është dërguar në Kuvend, edhe pse në të gjitha raportet vendore dhe ndërkombëtare BQK-ja është vlerësuar si nga institucionet kryesore që Kosova ka ruajtur stabilitetin financiar në Kosovë.

Në mesin e kandidatëve për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës janë: Nexhat Kryeziu, Ahmet Ismaili, i cili kishte qenë drejtor i Thesarit të Shtetit në kohën kur kishte ndodhur vjedhja e më shumë se 2 milionë eurove si dhe Lulzim Ismajli.

Ky vlerësim që është bërë nga komisioni vlerësues, dallon paksa edhe nga vlerësimi i britanikëve. Aty është theksuar se janë gjashtë kandidatë të cilët mund të emërohen. Në mesin e tyre janë edhe Fehmi Mehmeti e Genc Rraci, të cilët nuk janë dërguar për votim nga Komisioni.

Këta janë emrat e anëtarëve të Komisionit për Buxhet të cilët do të vendosin për listën me emrat e kandidatëve për guvernator të BQK-së:

Armend Muja kryetar i Komisionit, njëherit deputet i VV-së, Mëgim Lushtaku zëvendëskryetar i parë, njëherit deputet i PDK-së, Enver Haliti anëtar, njëherit deputet i VV-së, Jeta Statovci, anëtare njëherit deputete e VV-së, Visar Korenica, anëtar njëherit deputet i VV-së, Eman Rrahmani, anëtar njëherit deputet i VV-së, Ferat Shala, anëtar njëherit deputet i PDK-së, Avdullah Hoti, anëtar njëherit deputet i LDK-së, Pal Lekaj, anëtar njëherit deputet i AAK-së dhe Duda Balje, anëtare, njëherit deputete nga radhët e komunitetit boshnjak.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate