12/22/2025 3:09:13 PM

BE-ja pret që Kosova dhe Serbia të hënën ta pranojnë propozimin pa diskutime

Duhet të lexoni

Në prag të takimit të së hënës ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në nivel të lartë, në Bruksel janë shprehur se presin që ata, pa diskutime të mëtejme, ta pranojnë propozimin evropian dhe të diskutojnë vetëm për implementimin e marrëveshjes.

Këtë e ka thënë një zyrtar i lartë evropian, duke folur me gazetarët në Bruksel, me kusht anonimiteti.

“Do të jetë takimi i gjashtë me radhë mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq. Por, do të jetë takimi më i rëndësishëm deri më tash sepse takimet e fundit ishim më shumë për menaxhimin e krizave, sesa për normalizim të raporteve. Tash fokusi është te propozimi evropian”, ka thënë ky zyrtar.

“Presim që liderët ta miratojnë propozimin. Nuk duam që të diskutojmë për propozimin dhe përmbajtjen e tij sepse ata e dinë që nga shtatori këtë. Nuk ka hapësirë që të pajtohen për një pjesë e jo për tjerat. Por, jemi të hapur për të diskutuar modalitetet e implementimit”, ka deklaruar ky zyrtar.

Ai ka thënë se pret që diskutimet më të vështira të jenë ato për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ndër tjerash ai ka shtuar se Kosova duhet që pa kushte ta zbatojë këtë obligim dhe se “me pranimin e këtij propozimi nënkuptohet edhe pranimi i zbatimit të obligimit për krijimin e Asociacionit”.

Edhe në BE e konsiderojnë këtë marrëveshje si një lloj njohjeje de-facto të Kosovës. “Dhe, kjo është vërtet një njohje de-facto”, ka thënë ky burim i BE-së.

Burimet e BE-së kanë sqaruar se që nga vera palëve u është paraqitur propozimi për “marrëveshjen bazë“. Për përmbajtjen e këtij propozimi është biseduar disa herë, dhe kjo është hera e parë kur në takim dy liderët do të mund të bisedojnë për të edhe mes vete.

“Duhet ta ndërpresim ciklin e krizave. I kishim gjashtë kriza radhazi në kohën e fundit. Në kohën e barrikadave në veri të Kosovës ishim shumë afër zjarrit. Tash është koha ta ndërpresim këtë dhe të kemi një dinamikë të re në raporte mes tyre”, ka thënë ky zyrtar.

Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim këtë propozim.

Përmbajtja e tij nuk është bërë publike, por nga një version që ka parë REL-i, del se ai nuk parasheh njohjen reciproke mes dy vendeve, por zotimin e të dyja palëve se nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese. Propozimi, po ashtu, kërkon që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet që kanë arritur deri më tash në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. SHBA-ja e ka mbështetur këtë dokument.

Çfarë parasheh propozimi evropian?

Duke folur për takimet nga e kaluara, zyrtari i BE-së ka thënë se ato takime “ishin konstruktive“ por, sa i përket vizionit të dy liderëve për të ardhmen ishte e qartë se ato vizione nuk ishin aspak kompaktibile.

I njëjti burim ka thënë se ky propozim nuk është për marrëveshjen gjithëpërfshirëse finale, por vetëm një etapë drejt saj.

“Ky propozim nuk është fundi i rrugës, por është maksimumi që mund të arrihet në këtë moment. Atmosfera në Kosovë dhe Serbi nuk u ndihmon Kurtit dhe Vuçiqit që ta pranojnë marrëveshjen. Por, ajo ka një mbështetje të fuqishme nga liderët e BE-së dhe nga të gjitha shtetet anëtare. Prandaj, edhe do të ketë ndikim të madh në përmirësimin e jetës së qytetarëve, do të sigurojë liri të e lëvizjes në rajon, do të sjellë mundësi ekonomike dhe do t’i bëjë shumë më të lehta çështjet e njohjes së dokumenteve”, ka theksuar ky zyrtar i lartë i BE-së.

“Po bisedojmë shumë hapur me palët rreth implementimit. Ata e dinë se ku janë ngecjet. Do të monitorojmë dhe raportojmë për implementimin. Raportimet te vendet anëtare janë në kuadër të kapitullit 35 për Serbinë dhe në Komitetin për normalizim me Kosovën. Kësaj radhe raportimi do të jetë më i rregullt dhe do të lidhet direkt me rrugët e tyre drejt BE-së. Dialogu nuk duhet të shihet si i ndarë nga proceset tjera të raporteve të Kosovës dhe Serbisë me BE-në”, ka thënë ai, duke shtuar se pret që edhe pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën të reagojnë pozitivisht:

“E dimë se pesë vendet po e ndjekin me kujdes dialogun. Kemi disa pritje nga to dhe kemi dashur t’i përgatisim. Do të ishte logjike të ketë reagime pozitive edhe nga to, por tash nuk mund të themi me saktësi se cilat do të jenë ato reagime”.

Një prej arsyeve pse BE-ja dëshiron sa më shpejt normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është edhe zvogëlimi i hapësirës për Rusinë që të destabilizojë rajonin.

“Nuk duhet t’i lejohet Rusisë që ta destabilizoj rajonin e Ballkanit Perëndimor. Duhet të dëshmojmë se BE-aj është në gjendje të mbajë rajonin në gjirin e saj. E kemi neglizhuar rajonin për një kohë tepër të gjatë. Atmosfera në rajon është shumë e vështirë, raportet mes Kosovës dhe Serbisë janë të tensionuara dhe ka shumë probleme rreth mosnjohjes së dokumenteve. Kjo edhe e pengon bashkëpunimin në rajon”, ka thënë zyrtari iBE-së.

I pyetur për qëndrimin e Rusisë, ai ka thënë se shihen përpjekjet e Moskës për ta penguar këtë marrëveshje:

“Ky është një propozim evropian i mbështetur nga të 27 vendet anëtare. Rusia ka bërë disa reagime, përmes ambasadorit në Beograd, duke kërkuar që të mos pranohet propozimi dhe që kjo të shtyhet derisa të mos krijohet ‘një rend i ri botëror’. Këtë e shohim si kërcënim ndaj presidentit Vuçiq që të mos e pranojë propozimin. Deri më tash nuk kemi parë se ka pasur ndikim te Vuçiqi, por ka pasur te një pjesë e opozitës në Serbi”.

Të hënën, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, fillimisht do të ketë takime bilaterale me liderët ndaras, e pastaj takim të përbashkët. Në BE thonë se nuk presin që ky takim të jetë për krizat, por për marrëveshje.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më 23 shkurt se propozimi evropian nuk është produkt i negocimit. Sipas tij, aleatët e Kosovës e kanë dizajnuar propozimin evropian si një pako që do të avancojë anëtarësimin e Kosovës në sistemin ndërkombëtar.

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate