12/23/2025 5:52:27 AM

Statusi i Kishës Ortodokse Serbe në planin evropian: Çka tha Kurti sot në Kuvend

Duhet të lexoni

Kryeministri Albin Kurti takohet më 27 shkurt me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, për diskutimin e planit frank-gjerman. Plani, pikat e të cilit tashmë janë publikuar nga të gjitha mediat, përveç pikave të tij, përmban edhe ‘planin e zbatimit’.


Sipas këtij plani që tvDukagjini e ka publikuar para disa ditësh, një nga pikat është edhe ‘formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse Serbe’ dhe atë – 30 ditë pas nënshkrimit të marrëveshjes, ose planit.

Lidhur me këtë pikë, kryeministri Kurti është pyetur sot nga opozita, dhe Kurti e pranoi që në kuadër të planit, do të bëhet formalizimi i Statusit të Kishës Serbe.

Propozimi për marrëveshje përmban një pikë për formalizimin e statutit të Kishës Ortodokse Serbe. Formalizimi nuk nënkupton negocim mbi statusi e saj, e as diskutim mbi të drejta të vecanta. Formalizimi i referohet njohjes së Kishës Ortodokse Serbe si një person juridik fetar, përkatësisht bashkësi fetare, në legjislacionin e brendshëm të Kosovës. Një gjë e tillë, nuk nënkupton asgjë të vecantë, por thjesht përmbushjen e obligimit ligjor të Kosovës ndaj të gjitha komuniteteve apo bashkësive fetare sa i përket të drejtave apo lirive që atyre ua njeh Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, që është dokument përbërës i Kushtetuës tonë. Formalizimi i statusit të Kishës Ortodokse do të bëhet, përkatësisht tashmë është bërë, si një nga komunitetet fetare në ligjin përkatës. Ne nuk refuzojmë t’i njohim të drejtat dhe liritë e njeriut, të asnjë komuniteti fetar”, tha Kurti sot në Kuvend, shkruan Periskopi.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, deklaroi sit se ‘Kurti do ta nënshkruajë në Bruksel zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik’.

“Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite.  Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë.  Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj marrëveshjen për armëpushim, jo marrëveshjen finale, me njohjen reciproke në qendër.  Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë.  Të hënën Kryeministrk Kurti do të nënshkruajë asociacionin, apo Zajednicën siç e quante dikur.  Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruajë zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik.  Kaq për gjenialitetin e Kryenegociatorit Kurti”, shkruan Çitaku

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate