12/26/2025 5:14:35 AM

Klinika e Ortopedisë do të mbetet me vetëm 1 anesteziolog, 3 lëshuan punën

Duhet të lexoni

Largimi i mjekëve dhe personelit shëndetësor nga vendet e tyre të punës, është rritur dukshëm viteve të fundit.

Avazi i ikjeve nga sektori publik në atë privat apo edhe jashtë vendit po vazhdon.

Mungesë në masë të theksuar po vërehet në fushën e anesteziologjisë.

Si pasojë e kësaj mungese ka rrezik se disa klinika në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) mund të mbesin pa staf adekuat.

Njëra, ndër to është edhe ajo e Ortopedisë.

Front Online merr vesh që kjo klinikë do të mbetet vetëm me një anesteziolog.

Këtë e ka konfirmuar për Front Online edhe drejtori i kësaj klinike, Gani Jashanica.

Ai tha se njëri anesteziolog del në pension, nga dy sa janë.

“Pesë anesteziologë kanë qenë, tre e kanë lëshuar punën, dy janë mbetur. Njëri prej tyre, Agron Balaj, në tetor do të dalë në pension. Po mbesim vetëm me një, inshallah bëhet ndonjë gjë, ndoshta këta të rinjtë i qesin më shpejtë, diçka bëhet”, tha Jashanica për Front Online.

Jashanica thotë se kanë bërë kërkesë vazhdimisht, por që nuk kanë marrë përgjigje.

“Po qysh nuk kemi bërë kërkesë. E kemi dërguar në drejtori, nuk kanë kthyer përgjigje as hiç”, thotë ai.

Për këtë, sipas tij janë fajtor edhe menaxhmenti i kaluar.

Drejtori Jashanica thotë se edhe për një vit nuk e dinë se si do t’ia bëjnë me këtë numër të vogël të anesteziologëve.


“Edhe një vit kemi problem, se di çka bëjmë”, tha ai shkurtimisht për Front Online.

 Spahija: Vitin e kaluar e kanë lënë punën 10 anesteziolog

 Ndërsa, vetëm në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë 45 anesteziologë.

Në vitin e kaluar, e kanë lënë vendin e punës 10 të tillë.

Edhe ata që janë pranuar vitin e kaluar, dy prej tyre e kanë lënë vendin e punës.

Këtë e ka konfirmuar në një përgjigje për Front Online, drejtori i kësaj Klinike, Gazmend Spahija.

“Në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv janë prezent 45 anesteziologë. Në vitin 2022 kontratën me QKUK-në e kanë ndërprerë 10 anesteziologë, fatmirësisht dy muajt e parë të vitit 2023 nuk kemi kërkesa për ndërprerje të kontratës. Nga 4 anesteziolog të rinj të pranuar në vitin 2022, 2 e kanë ndërprerë kontratën me QKUK-në, për momentin kemi 33 specializantë të cilët sapo kanë filluar vitin e tretë të specializimit”, shprehet ai për Front Online.

 Drejtori i Anesteziologjisë: Listat e pritjes do të shtohen, shkak mungesa e anesteziologëve

 Me këtë mungesë, edhe pritjet e pacientëve po zgjaten, thotë Spahija.

“Me siguri që lista e pritjes së pacientëve do të shtohet edhe për shkak të mungesës së anesteziologëve. Klinika e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv mundohet të sigurojë në mënyrë proporcionale anesteziologë për 40 njësi punuese (34 salla operative, 6 njësi ambulantore dhe 4 njësi me shërbim emergjent 24 orësh), varësisht nga numri i anesteziologëve prezent”, thuhet në përgjigjen e Spahiut për Front Online.

Fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite.

Për Front Online, Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve ka bërë të ditur se nga fillimi i vitit 2023 hiç më pak se 35 mantelbardhë e kanë braktisur Kosovën.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate