12/26/2025 1:04:14 PM

Nuk ka kuorum, Kuvendi shkon në pauzë

Duhet të lexoni

Punimet parlamentare janë ndërprerë në mungesë të kuorumit për votim të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Prandaj, Kuvendit ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30.

Edhe për këtë marrëveshje ndërkombëtare nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kërkoi mbështetje ministri i Financave, Hekuran Murati.

“Ky projekt synon të ndihmoj apo të mbështes komunën e Prizrenit në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë në 100 objekte komunale duke përfshirë kopshte, shkolla e objekte shëndetësore. Masat e propozuara për efiçiencës e energjisë përfshijnë përmirësimin dhe ndërrimeve të sistemit të ngrohjes izolimit termik të ndërtesave….Projekti kap vlerën prej 6 milionë e 315 mijë euro prej të cilave BERZH ofron 1 milionë euro grant investimi dhe 315 mijë grant teknik për të ndihmuar në realizimin e disa prej elementeve të projektit kurse pjesa tjetër prej 5 milionë euro është kredi nga BERZH me normë të tarifës së zotimit në vlerë prej 0.5% në vit ndërsa normë interesi 1%”, theksoi ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja u shpreh se këto marrëveshje i përkrahin si parti jo pse marrëveshja është për një komunë që qeveriset nga një parti opozitare, por për shkak të rëndësisë për qytetarët, përcjell Klankosova.tv.

“LVV e përkrahë këtë marrëveshje përfitues kryesor është komuna e Prizrenit megjithatë marrëveshja në fjalë është sipas strategjisë së energjisë dhe përpjekjeve të Kosovës për ta kursyer energjinë elektrike dhe për ta bërë sektorin publik udhëheqës në këto përpjekje që duhet të vazhdojnë deri në mbarim të strategjisë“, tha Muja.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri shprehi mbështetjen për këtë marrëveshje.

“Nëse ka kushte të mjaftueshme dhe nëse jemi 2/3 prezent nuk kemi pse të presim dhe hyjmë në votim”,tha Tahiri.

Edhe LDK e ka mbështetur këtë marrëveshje ku përfituese janë qytetarët e komunës së Prizrenit.

“Ne e përkrahim një marrëveshje të tillë dhe shpresojmë në implementim të shpejt të saj”, tha Zemaj.

Por, shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila propozoi që këto marrëveshje të mos hidhet në votim sot, por të shtyhen për ndonjë seancë tjetër.

“Ne propozojmë që këto marrëveshje ndërkombëtare të votohen bashkë në një të ardhme të afërt kur do të jemi 80 vota pa marr parasysh tërheqjen votën kundër të një grupi parlamentar, por kur të sigurohemi që të kalojmë. Mendoj se kemi mjaftueshëm edhe guxim politik por edhe vetëdije politike që t’i mbështesim marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi ajo.

Ndërsa, shef i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri nuk u pajtua me propozimin e Kusari-Lilës.

“Kjo çka e propozoi Kusari me gjithë respektin vetëm po i kontribuon një kaosi parlamentar…nuk ka kurrfarë arsye që kjo të kushtëzohet tash të hyjnë edhe ato tjera nuk duhet me u pa Kosova si hartë elektorale kush kënd e qeverisë cili qytet”, tha ai.

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk duhet të krijohet në Kuvendin e Kosovës praktika që të hedhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare vetëm kur janë votat.

“Nëse Kuvendi i ka 80 deputetë në sallë është i obliguar me hedh në votim nëse nuk ka kuorum nuk ka kuorum kur ka kuorum votohen, por nëse rrethanat janë dhe ka kuorum duhet me u hedh pikat të gjitha me radhë…Por jo me thënë po presim derisa të bëhen 80 vota për sepse pastaj është imponim dhe formë e shantazhit dhe mendoj se nuk duhet me u ndërtua si formë në Kuvend “, u shpreh Gashi.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate