12/24/2025 1:30:31 PM

Komisioni miraton në parim ndryshimin e ligjit për shkarkimin e bordit të KPMM’së

Duhet të lexoni

Ky plotësim ndryshim me propozim të anëtares së Komisionit, nga radhët e LVV-së, Mimoza Kusari Lila ka ndodhur për t’i ikur kontesteve administrative në gjykatë administrative pas shkarkimit të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

Kusari propozon se i vetmi institucion për ankimim të mbetet Gjykata Kushtetuese.

“Ne kemi proceduar me plotësim ndryshimin e Ligjit për Miniera dhe Minerale për arsye se në raport me të gjitha agjencitë tjera rregullative që i raportojnë Kuvendit ka dy nene në këtë projektligj në të cilin procedura e shkarkimit të Bordit parasheh edhe kontestin administrative në gjykatë administrative, përkundrejt faktit se në të gjitha institucionet tjera është e rregulluar qartë në momentin dhe shkarkohen nga Kuvendi i vetmi organ më i lartë se Kuvendi se ku mund të procedohen ankimimet e personave të emëruar dhe shkarkuar është Gjykata Kushtetuese. Me këtë rast, e kemi analizuar dhe kemi parë si e tillë kjo dispozitë është në kundërshti edhe me vetë konceptin e shtetit e Republikës Parlamentare në të cilën Kuvendi është organi më i lartë legjislativë dhe vendimet e Kuvendit përveç se në Gjykatën Kushtetuese në procedura tjera që janë të rregullta për emërimin dhe shkarkimeve e bordeve në këtë rast nuk është në përputhje. Prandaj vendimin për plotësim ndryshim e kemi marr sipas rregullores së Kuvendit me nënshkrimet e deputetëve e kemi proceduar tutje ka shkuar tek qeveria për opinion, qeveria më 16 shkurt të këtij viti e ka kthyer opinionin e tyre në të cilin është paraparë që ky projektligj është në përputhje edhe me dispozita tjera dhe nuk ka asnjë ndalesë që ky të procedohet tutje”, tha ajo.

Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala u shpreh se plotësim ndryshimi i Ligjit për Miniera dhe Minerale nuk duhet t’ shkojë me procedura të shpejta.

“Është nismë e juaja dhe ne për këtë i kemi rezervat tona. Plotësim ndryshimi i ligjit me procedurë të shpejtë të Ligjit të minierave me vetëm një qëllim, do të thotë ndryshimin e dy pikave që kanë drejtpërdrejtë të bëjnë me procedurat e shkarkimit dhe emërimit të bordeve nuk besoj që duhet të shkoj në këtë procedurë“, theksoi ai.

E deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri pyeti se ky plotësim-ndryshim a po bëhet pikërisht për shkarkimin e Bordit aktual?

“Kam vështirë se po hyjmë në një rrugë e cila do të jetë edhe më e vështirë se sa ajo që e thatë sepse po flasim për parimin e të drejtave të fituara, këta persona janë zgjedhur me një ligj që ka qenë në fuqi dhe këto ndryshime kanë frikën se prapë do të na fusin në një rrugë në një proces gjyqësor që kam frikën se mund t’iu jap të drejt këtyre personave që janë në kuadër të këtij Bordit sepse këta njerëz i kanë këto të drejta të fituara në bazë të këtij ligji që është në fuqi”, theksoi ai.

Më pas Kusari-Lila tha se nëse nuk ndodhë ndryshimi, mund të ketë vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre.

“E kemi parë që proceduralisht mund të ballafaqohemi me vakum apo bllokim komplet të institucionit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale në situatën kur të njëjtit nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksionin e tyre do të paguhen 100% derisa Kuvendi bllokohet gjegjësisht qeveria të propozoj e Kuvendi të votoj anëtar të rinj të Bordit dhe është i vetmi institucion rregullativ në Kosovë që e parasheh këtë procedurë… Ka dal që është i vetmi agjencion që me ligj parashihet atakim në gjykatë administrative dhe pastaj bllokimi i çdo procesi për çfarëdo veprimi tjetër të Kuvendit“, tha ajo.

Edhe deputeti Pak Lekaj, ka thënë se nëse bëhet praktikë që të bëhen këto ndryshime me procedura të përshpejtuara vetëm për një çështje të caktuar, kjo çon proceset në qorr sokak që nuk i kontribuon të drejtës së atyre që janë zgjedhur me ligjet paraprake.

Komisioni për Ekonomi në muajin e kaluar ka marrë vendim të procedohet shkarkimi i Bordit të KPMM-së. Megjithatë, në Kuvendin e Kosovës ka qenë si pikë e rendit të ditës shkarkimi i këtij bordi, po me propozim të GP të Vetëvendosjes është hequr nga rendi i ditës.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate